“Kosova” e Hamit Kokalarit, historia e saj
“Shqiptarët (banorët e shkëmbinjve) janë 1.600.000 frymë sikurse i çmojnë statistikat, edhe ky numër duhet të jetë më poshtë nga numri i vërtetë kur mendojmë se këta janë përhapur që prej Epirit gjer në pjesën perëndimore të Moesisë së Sipërme, ku përzihen me Serbët, në fushën ndërmjet Prizrendit dhe Pejës, ndërmjet Vranjës dhe Mitrovicës, kurse banojnë vetëm ata me emrin Arnaut, në vendin e burimeve të Lepenacit, në rrethet e Cernaleva-Reka-s, në anën jugperëndimore të fushës së Prishtinës, në krahinën ndërmjet Vranjës, Novo-brdo-s, Prishtinës, Kosovës, Kurshumlisë, Prekopljes dhe Medokës. Në anën tjetër, ata përzihen me Boshnjakët nëpër malet ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjës, sikurse në Kolashin, në Tora, në Guci, Plavë, në anën e sipërme të Ibarit afrë Rozhait, si dhe në krahinën e shodolit; veç kësaj ata shkojnë gjer në pllajat që janë në perëndim dhe jugperëndim të Novipazarit. Në krahinën e Zetës, gjatë lumit të Moravës, edhe në krahinën e Kelmendit, mbi Cem, ata përzihen me Malazezt.”
Ami Boue: “La Turquie d’Europe”,
Paris 1840, vëll.II, f. 13
***
“Ashtë një fakt se kjo gjuhë (shqipja) duhet mësue prej gjithë intelektualëve serbë, mbassi një pjes’e madhe e Maqedhonisë, dhe sidomos e Kosovës flet gjuhën shqipe.”
Ljuba P.D.Kujunxhiq: “Fjalori Serbisht –Shqip”,
parathënie, Beligrad 1902
***
“Oficeri serb u dha urdhër ushtarëvet të hyjnë me të fortë në Konsulatë (në Prizren).duke brohoritu edhe, mb’anë tjetër, duke shqyrë Austro-Hungarinë, ushtarët e rrëmbyen flamurin austro-hungarez dhe e hodhën në baltë. Pasi e hapën derën me forcë, ushtarët hypën nga muri i mbrendshëm dhe hynë në ndërtesë. Familjet e Shqiptarëvet që ishin brenda u vranë pa mëshirë. Edhe të plagosurit i vranë dhe i therën në shtrat. Gratë e fëmijët i vranë.”
Pierre Loti: “Turquie agonisante”,
Paris, 1912, f. 220
***
“Edhe aty ku kanë gjetur vetëm një Sllav ose një fshat fare të vogël Sllavësh, s’kanë mbnetur pa e çpallur sllave të tërë krahinën.”
Auktorët sllavë kanë gjetur një dredhi, të cilën e kanë përdorur më tepër sidomos Grekët dhe që i njeh shumë mirë ata që e kanë studiuar maqinën e propagandës nacionaliste në Ballkan, domethënë i quajnë Turq Shqiptarët myslimanë, me qëllim që të pakësojnë numrin e tyre. Por, me gjithë që në kryevendet e mëdhenj, si në Prishtinë, Shkup dhe Manastir, Shqiptarët e kuptojnë edhe Turqishten –sikurse edhe Bullgarët – nuk ka as pikën e dyshimit se kombësija e tyre është Shqiptare.”
Shqiptartë ortodoks duke pasur qënë të shtërnguar të shkojnë nëpër kishat dhe shkollat sllave – serbe dhe bullgre – janë quajtur shpeshherë Sllavë,…”
Lumo Skendo: “Albanais et Slaves”,
Lausanne, 1919, f.. 4, 15, 32
***
“Nga Cetinja shkova një ditë në Podgoricë, ku për të parën herë pashë Shqiptarë. Podgorica ish plot me Shqiptarë të veshur me rroba kombëtare. Mali i Zi nuk ish kujtuar akoma se ish n’inmteresin e tij që t’i ndalonte Shqiptarët të visheshin n’atë mënyrë.”
“Serbët, ose më mirë të parët e tyre, patën zbritur si hordhia barbare në gadishullin Ballkanik, në shekujt VI e VII, duke i dërmuar popujt e vjetër. U përpoqën edhe t’i asgjësojnë, …”
“Një oficer serb me një të qeshur cinik më kallëzonte se si udhëtarët e tij përshkonin me syngji gra e fëmijë Shqiptarë, në Lumë. Dhe një Petroviç më siguronte se për dy vjet në katundet e pushtuara asnjë nuk do të guxonte të fliste gjuhën shqipe!” 276
“Gjatë dimrit 1913-1914 unë mblidhja fonde për Shqipërinë dhe misionet amerikane ndihmonin me ushqime muhaxhirët e Gostivarit e të Dibrës. Gjenerali Phillips bëri ç’qe e mundur që të hollat e mbledhura t’u sillnin ndonjë dobi muhaxhirëvet, por në malësitë e Gashit vdisnin urie nga njëzet vetë në ditë.”
Edith Durham: “Twenty ters of Balkan Eangle”,
Londër 1920, f. 9, 91, 294
***
“Traktati i Berlinit, më gjithë këtë, u a lëshoi Podgoricën Malazezëvet, edhe vetëm gjysmën e Liqenit me Shkodrën u a la Shqiptarëvet kështu sipërfaqja e Malit të Zi u shtua edhe u bë 8.655 kilometra katrorë, domethënë dyfishim i asaj që kishte qenë para Traktatit të Shën Stefanit. Edhe shtrihej gjer në det me qytetin e Tivarit, që kishte qenë shqiptar gjert atëhere. Tani kishte një liman! I mjeri qytet i Tivarit u-bombardua prej artilerisë që e sundonte dhe u shtrëngua të zbrazët; unë nuk i pashë veçse gërmadhat.”
“Pikësëpari, Sërbija kundrejt popullsisë Shqiptare tëkosovës përdor një politike shtazore që ua lëndon për së tepërmi zemrat Shqiptarëvet.”
“Greqia përpiqet, sidomos në krahinën e Çamërisë, t’a zhduki me çfarëdo mynyre karakterin shqiptar të vendit.”
Justin Godart: “L’Albanie en 1921”,
Paris 1922, f. 9, 222, 322
***
“Për sa i përket shkollave fillore eprore, ku shkonin në shumicë nxënës shqiptarë, në realitet në asnjë rast nuk ishte i lejuar mësimi në gjuhën shqipe. (…) Ky sistem zbatohet sistematikisht me qilim që elementi shqiptar të mbetesh në një nivel shoqëror e kulturor të ulët. (…) për këtë arsye autoritetet përkrahnin zhvillimin e shkollave fetare në gjuhën arabishte. Nga ana tjetër Shqiptarët e Jugosllavisë nuk kishin as fletore, as revista në gjuhën e tyre dhe autoritetet policore jugosllave e konsideronin si një delikt mbajtjen e botimeve fletoreve në gjuhën shqipe.”
“La Yougoslavie d’aujourd’hui”,
Beligrad 1935, f. 85
***
“Në zonën që përfshihet, poshtë lart, ndërmjet Novi Pazarit, në Veri, dhe Leskovacit e Kumanovës, në Lindje, në Kosovë, në Metohi, në rrethet e Shkupit, pastaj në një krahinë homogjene që zbret prej Prizrenit e Tetovës gjer në Strugë, në brigjet e liqenit t’Ohrisë, kemi grumbuj të dendur Shqiptarësh, të cilët janë aqë më të shpeshtë e më të gjërë sa më shumë kthehet nga perëndimi.”
Carlo Tagliavini: “Le pallate albanesi di
tipoghego orientale”, Romë 1942, f. 8