Gjeografi dhe antropologu Jovan Cvijic me bashkëpunëtorët e Shoqatës Serbe të Gjeografëve të shoqëruar nga forcat e armatosura kishin vizituar gjithashtu zonën e Rugovës, Plavës dhe Gucise (shih fotodokumentin). Vizita të tilla u shoqëruan me aktivitete të forta diplomatike në qendra të njohura europiane gjatë Luftërave Ballkanike dhe Konferencës së Paqes në Londër. Objektivi ishte i qartë, përvetësimi i territoreve stërgjyshore iliro-arbërore-shqiptare!