Në këto 2 dokumente, të zbuluara në arkivat e Venedikut nga historiani Pëllumb Xhufi, tregohet qartazi historia e vërtetë, ajo shqiptare e Himarës dhe himarjotëve.
1️⃣ Dokumenti i parë i përket vitit 1602, tek i cili, në rreshtin e 3 nga fundi flitet për “Himarjotët shqiptarë” siç qyhen në dokument (‘Albaneze Cimeriotto’) dhe për pozicionin e tyre në atë kohë.
2️⃣ Ndërsa dokumenti i dytë venecian, i cili i përket vitit 1554, gjithashtu flet për Himarën dhe Himarjotët, ku në rreshtat e 14 dhe 15 shkruhet se një flotë osmane “po shkonte drejt Himarës për të shkatërruar plotësisht ata shqiptarë të gjorë!…”
Dokumente të tilla për zonën në fjalë janë të shumta, madje në një letër që daton nga viti 1577, himarjotët i bëjnë thirrje Papës për ti ndihmuar me armë dhe furnizime kundër osmanëve, ku në fund, letra e himarjotëve mbyllet me adresën: “Prej Himare, domethënë prej Epirit të shqiptarëve, 12 korrik 1577” (marrë nga Kristo Frashëri, 2005, ‘Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve’).
Për më shumë, një pjesë e madhe e dokumenteve të publikuara gjithashtu gjenden në librin e Pëllumb Xhufit, “Arbërit e Jonit”.