Nëse nuk keni testues për bateri, mos u brengosni.

Me këtë metodë të thjeshtë, për dy sekonda do të dini se a do të duhet të blini bateri të re.

Si të mësoni se a janë të mbushura plot bateritë apo jo, nëse nuk keni testues për to.

Ekziston një test i thjeshtë me të cilin për më pak se dy sekonda do të mësoni përgjigjen dhe mund ta aplikoni në pothuajse në të gjitha bateritë alkalike.

Mund ta quajmë “test kërcimi”, sepse pikërisht këtë edhe do ta bëjë.


Ngrini baterinë pak mbi sipërfaqe dhe shikoni a do të kërcejë kur e hidhni.

Nëse nuk ka kërcyer, keni dëgjuar një rënie të topitur dhe qëndron vertikalisht – bateria është mirë.

Nëse disa herë ka kërcyer dhe ka rënë, bateria është e shpenzuar dhe është koha për të blerë bateri të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here