Larja e dhëmbëve është një nga zakonet bazë më të rëndësishme të higjienës. Ekspertët rekomandojnë larjen e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, njëherë pas zgjimit dhe njëherë para se të shkoni në shtrat.
Gjithashtu përgjithësisht besohet se nuk duhet të hamë apo pimë asgjë para se të lajmë dhëmbët në mëngjes. Megjithatë, a e dini se pirja e ujit para se të lani dhëmbët mund të jetë e dobishme për shëndetin tuaj?
Më poshtë po përmendim përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit përpara se të lani dhëmbët në mëngjes.
•Pirja e ujit në stomak bosh dhe para larjes së dhëmbëve mund të ndihmojë në eliminimin e toksinave nga trupi.
•Konsumi i ujit para larjes së dhëmbëve në mëngjes rrit kapacitetin tretës të trupit.
•Ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar.
•I jep shkëlqim lëkurës.
•Parandalon akumulimin e baktereve në gojë, gjë që redukton rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. Ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës.
•Për shkak të mungesës së pështymës në gojë, goja jonë thahet plotësisht, gjë që shkakton problemin e halitozës. Prandaj, nëse zgjoheni në mëngjes dhe pini një gotë ujë të vakët, mund të shpëtoni nga problemi i erës së keqe të gojës.