Naturologu Georgije Nazarov paralajmëron për efektin e mundshëm të dëmshëm për shkak të mënyrës së përpunimit të kësaj perime.Megjithatë, është e nevojshme të shikohen veprimet pozitive dhe negative të lakrës turshi – thotë naturologu rus, Nazarov,– Për t’i vënë lakrat turshi përdoret sasi e madhe e kripës, gjë që nuk është e shëndetshme, aq më parë që pas ushqimit pihet sasi e madhe uji.
Kur në organizëm futet sasia e madhe e kripës personi mund të sëmuret nga ngritja e shtypjes së gjakut, kripa në organizëm bëhet ngarkesë për veshka, shtresohet në nyja dhe enë të gjakut.Për shkak të kripës, teprica e lëngjeve ngelet në trup dhe vështirë nxirret jashtë, ndërkaq kripa çrregullon raportin e kaliumit dhe natriumit, andaj ndikon në ngërçe të muskujve, aq më parë rreth qafës dhe kurrizit.Nëse tashmë konsumohet lakra turshi, do të duhej në tërësi ta eliminoni kripën nga artikujt e tjerë dhe nga racioni.
– Shqetësimi në duar dhe këmbë shpesh shfaqet si pasojë e disbalancimit të kaliumit dhe natriumit, të cilat i shkakton kripa e tepërt.Gjithnjë e më shumë hulumtime tregojnë edhe në lidhshmërinë e përdorimit të kripës në ushqim dhe në shfaqjen e disa llojeve të kancerit.
Kripa nga lakra turshi nuk eliminohet në tërësi madje as me larjen e fletëve para konsumimit.Pra, me lakrën turshi, e cila pa dyshim është e dobishme, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm.