Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm nivelin e yndyrës. Ai luan rol në
prodhimin e energjisë trupore te njeriu.
Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi
me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.
Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka
zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë