Një nga qytetet që është kërkuar më shumë dhe që ndër shekuj ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm është pikërisht Shkodra, qyteti verior i betejave të forta.

Nëse e shohim Shkodrën që në antikitet, kemi për të kuptuar shumë më mirë edhe arsyen se pse ajo ka qenë kaq e kërkuar nga forcat më të mëdha të kohës siç ka qenë Vendiku apo më vonë edhe Perandoria Osmane. Goditja më e madhe që ky vend ka marrë kanë qenë dy rrethimet e saj nga Perandoria më e madhe e kohës,  ajo Osmane.

Si fillim le të shpjegojmë dhe hedhim një sy rrethimit të parë të saj, çfarë ka ndodhur dhe dështimet e pësuara.

Shkodra ishte një nga kështjellat më të rëndësishme të Shqipërisë nga ato që kishin mbetur akoma pa u pushtuar nga turqit, por njëkohësisht një nga më të mbrojturat si nga natyra, ashtu edhe nga dora e njeriut.

Pas zotërimit të kësaj kështjelle dhe të krejt Shqipërisë, turqit do t´i kishin duart të lira për t´u hedhur në bregun tjetër të Adriatikut për të pushtuar Italinë.
Sulme spontane kundër qytetit të Shkodrës ishin bërë shpesh nga turqit, por rrethimi i parë iu vu në maj të vitit 1474. Për pushtimin e Shkodrës u dërgua bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha, me një ushtri prej 80.000 vetësh dhe me 1.000 gamile të ngarkuara me bronz.

Popullsia e fushës ishte strehuar në vende të mbrojtura, ndërsa në qytet ndodheshin 6.000 banorë në numrin e të cilëve përfshihej dhe garnizoni prej 2.000 lu.ftëtarësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here