Një mesazh i trishtë nga roboti hapësinor Insight i NASA-s ka prekur përdoruesit e rrjeteve sociale, duke shkaktuar edhe pyetje për këtë reagim.

Të hënën, roboti përcolli një deklaratë ku thuhej: “Bateria ime po mbaron kështu që ky mund të jetë imazhi i fundit që dërgoj”.

Roboti është dërguar në një mision në Mars për të studiuar veshjen e tij të brendshme. Por grumbullimi i pluhurit në panelet e tij diellore ka bërë që të humbasë fuqinë.

Gjithsesi mos u shqetësoni për mua: koha ime këtu ka qenë produktive dhe e paqtë. Nëse do vijoj të  flas me ekipin tim të misionit, do e bëj, por do të shkëputem së shpejti nga këtu. Faleminderit që qëndruat me mua”, përfundon Insight.

Përdoruesit e Tëitter kanë shprehur reagimet e tyre plot trishtim për robotin. “Pse po qaj për një robot?” pyet një prej tyre. Një tjetër është shprehur se “Kjo i bën ata avatarë të cilësive tona më të mira kolektive. Po qaj dhe mirënjohja ime ndaj njerëzve që i bëjnë të mundura këto misione është e pafundme”.

Insight u dërgua në Mars në Maj 2018 dhe është eksploruesi i parë robotik hapësinor që studion në thellësi Marsin: koren, mantelin dhe bërthamën e tij./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here