Gjatë fillimit të shekullit XIX të gjithë popujt e Ballkanit u karakterizuan nga lufta për pavarësi. Ishte shekulli i formimit të kombeve dhe në fakt kjo nuk ishte vetëm një luftë nacionale e mbështetur nga patriotët por dhe një kërkesë e shteteve më të fuqishme evropiane.

Ideja për krijimin e një kombi të pavarur patjetër që do ishte dhe ajo e patriotëve shqiptarë. Perandoria osmane kishte shfaqur dukshëm shenjat e perëndimit të saj dhe ishte koha e duhur për ngjizjen e idesë kombëtare dhe formimit të shtetit shqiptar.

Historia n’a mëson se shqiptarët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit grek, duke dhënë jetën dhe gjakun e tyre për formimin e shtetit të ri dhe kontributi i shqiptarëve ka qenë vendimtar.

Por ç’na mëson historia shqiptare? Pse shqiptarët do e krijonin shtetin e tyre aq vonë?Përgjigjen na e jep vetë historia jonë e ngjyer me gjak e dredhi të jashtëzakonshme. Siç e dimë që në vitet 1830 kemi luftën e pashallarëve shqiptarë për të krijuar shtetin autonom shqiptar, të shkëputur nga sulltani. Por duke qenë një bastion i lakmuar, osmanët bën të pamundurën për të shtypur çdo iniciativë dhe kryengritje për luftën për autonomi të shqiptarëve. Sulltani përdori të gjitha mënyrat për nënshtrimin e pasardhësve të Skënderbeut. U ndërmorën shumë ekspedita dhe luftra për nënshtrimin e shqiptarëve, për shuarjen e idesë së kombit shqiptar, duke mohuar çdo mëvetësi të gjuhës e të kombit.

Me dredhi ai arriti të mposhtte kështjellën e Janinës dhe përpjekjen e Bushatllinjve të famshëm. Urdhri i Sulltanit ishte i prerë: “Shqipëria duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barot”. Dhe pashallarët që ishin shërbyes të zellshëm të Sulltanit patjetër që do kryenin rolin e kolonës së pestë për Shqipërinë e brishtë. U eleminuan një nga një krerët e kombit shqiptar . Sulltani dëshironte të shtynte dhe një shekull zotërimin e tij në trojet shqiptare. Dhe si gjithmonë do përgatistë një nga masakrat e saj më të mëdha që ka hyrë në histori si masakra e Manastirit.

Është folur shkarazi për këtë fatkeqësi të madhe kombëtare në fakt. Por ngjarjet rrodhën si më poshtë.

Në 9 gusht të vitit 1830, Mehmet Reshit Pasha i fton feudalët shqiptarë të Toskërisë në Manastir për t’i njoftuar reformimin e ushtrisë osmane sipas stilit evropian. U vendos që ushtria turke të realizonte një paradë ushtarake dhe më pas do organizohej një festë enkas për feudalët shqiptarë të Jugut.

Në kohën kur ushtria po parakalonte para të ftuarve, turqit i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutash1000 feudalë shqiptarë vriten në mënyrë makabre.Një pjesë e madhe e kokave të tyre përfunduan në Stamboll.

Kjo ishte një masakër e përmasave të mëdha sepse pjesa më e madhe e tyre ishin patriotë dhe luftonin për të mirën e Shqipërisë. Kështu u zhdukën një nga një patriotët tanë duke e lënë vendin tonë të fundit në Ballkan në krijimin e shtetit shqiptar.

Një histori e trishtë dhe fatkeqe që e ka karakterizuar ndër shekuj vendin tonë.

(Historia e popullit shqiptar)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here