Një robot në trajtë krimbi që zvarritet përgjatë trupit mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve, thonë shkencëtarët. Makineria tredimensionale përbëhet nga xhelatina dhe vendoset në punë nga temperatura, shkruan “Metro”.

I fyrmëzuar nga krimbat, pajisja mund të zëvendësojë pilulat apo injeksionet duke shmangur efektet  anësore. Ilaçet transportohen direkt drejt tumorit, trombozave të gjakut apo infeksionit duke i lënë të qeta indet e shëndetshme.

Robotët zakonisht janë të përbërë nga materiale të forta si metalet e plastika, ndaj kjo ishte një pengesë në përparimet biomjekësore. ‘Xhelboti’ me përmbajtje uji është njësoj si karamelet xhelatinoze. Kërkimet e mëparshme kanë dëshmuar se xheli zmadhohet e zvogëlohet sipas temperaturës dhe kjo mund të krijojë struktura inteligjente.

Tashmë,  ekipi i universitetit Johns Hopkins ka treguar se ata mund të drejtohen për të lëvizur strategjikisht para e pas në sipërfaqe të rrafshëta. Gjithashtu ata mund të nxiten që të zvarriten në drejtime të ndryshme me lëvizjet e tyre të valëzuara. ‘Krimbat’ robotikë janë të lirë dhe të thjeshtë për t’u prodhuar në masë.

Profesori udhëheqs i ekipit parashikon një varietet aplikimesh në të ardhmen, që përfshijnë monitorimin e oqeaneve për të mposhtur ndotjen apo ndryshimin e ekzaminimit të pacientëve me këtë metodë më pak invazive./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here