Simbas studiuesit kukësian Naim Palushi, janë tre ura të zonës së Kukësit, të cilat janë pikturuar nga piktoret serbe Nadjezhda Petrović dhe Danica Jovanović.
Punimet, shkruan Palushi, i përkasin dekadës së dytë të shekullit XX.
Ja postimi i tij:
Tre piktura të urave që nuk ekzistojnë má…
Punime që realizuen në dekadën e dytë të shekullit të kaluem.
Autoret janë dy piktoret serbe: Nadjezhda Petrović, e cila ka realizue Urën e Vezirit dhe e dyta Danica Jovanović e cila ka realizue Urën e Nërmjeme (e Brrutit) dhe Urën e Lumës (e Djallit) bashkë me Kullën e Lumës.