Një problem gramatikor që i ka hutuar studiuesit që nga shekulli V para Krishtit, është zgjidhur nga një student i Universitetit të Kembrixhit dhe mund të revolucionarizojë studimin e sanskritishtes.

Studenti indian i doktoraturës, Rishi Rajpopat, 27 vjeç, deshifroi një rregull të mësuar nga Panini, një mjeshtër i gjuhës së lashtë sanskrite që jetoi rreth 2 500 më parë. ”Sanskritishtja flitet sot vetëm në Indi nga rreth 25 000 persona”, tha Universiteti i Kembrixhit.

Sidoqoftë, ajo është gjuha e shenjtë e hinduizmit dhe përmes së cilës është komunikuar për shekuj me radhë pjesa më e madhe e shkencës, filozofisë, poezisë dhe letërsisë tjetër laike të Indisë. Gramatika e Paninit, e njohur si Astadhyayi, mbështetej në një sistem që funksiononte si një algoritëm për të kthyer bazën dhe prapashtesën e një fjale në fjalë dhe fjali të sakta gramatikore.

Megjithatë, dy ose më shumë nga rregullat e Paninit shpesh zbatohen njëkohësisht duke rezultuar kështu në konflikte rregullash. Panini thoshte se fjala “metarule” interpretohet tradicionalisht nga studiuesit si kuptimi i “në rast të një konflikti midis dy rregullave me forcë të barabartë, rregulli që vjen më vonë në rendin serial të gramatikës fiton”.

Megjithatë, kjo shpesh çonte në rezultate gramatikisht të pasakta. Rajpopat hodhi poshtë interpretimin tradicional të metarulës. Në vend të kësaj, ai argumentoi se Panini nënkuptonte që midis rregullave të zbatueshme në anën e majtë dhe të djathtë të një fjale, Panini donte që ne të zgjidhnim rregullin e zbatueshëm për anën e djathtë.

Duke përdorur këtë interpretim, Rajpopat zbuloi se “makina gjuhësore” e Paninit prodhonte fjalë të sakta gramatikore me pothuajse asnjë përjashtim.

Pas nëntë muajsh duke u përpjekur për të zgjidhur këtë problem, unë isha pothuajse gati ta lija, nuk po arrija askund. Kështu që i mbylla librat për një muaj dhe thjesht shijova verën me not, çiklizëm, gatim, lutje dhe meditim. Më pas, me paqartësi u ktheva në punë dhe, brenda pak minutash, ndërsa ktheja faqet, këto modele filluan të shfaqen dhe gjithçka filloi të kishte kuptim. Kishte shumë më tepër punë për të bërë, por unë kisha gjetur pjesën më të madhe të enigmës”, thotë Rishi.

”Gjatë javëve në vijim isha aq i emocionuar, sa nuk mund të flija dhe kaloja orë të tëra në bibliotekë, përfshirë mesnatën, për të kontrolluar se çfarë kisha gjetur dhe për të zgjidhur problemet. Kjo punë zgjati dy vjet e gjysmë të tjera”, thekson ai.

Disa nga dijet më të lashta të Indisë janë prodhuar në sanskritisht dhe ne ende nuk e kuptojmë plotësisht se çfarë arritën paraardhësit tanë. Shpesh na kanë bërë të besojmë se nuk jemi të rëndësishëm. Shpresoj se ky zbulim do t’i mbushë studentët në Indi me besim, krenari dhe shpresë se edhe ata mund të arrijnë gjëra të mëdha”, tha Rishi.

Ai shpreson se tani do të jetë e mundur të mësohet gramatika e Paninit në kompjuter. Një nga profesorët e tij tha se ”Rishi ka gjetur një zgjidhje jashtëzakonisht elegante për një problem që ka hutuar studiuesit për shekuj. Ky zbulim do të revolucionarizojë studimin e sanskritishtes në një kohë kur interesi për gjuhën është në rritje”./ atsh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here