“Flamuri Shqiptar ashtu si dhe gjuha e tij, kanë karakter kozmik, andaj ai duket se është po aq i vjetër sa dhe vet ndërgjegjja njerëzore! Gjithashtu, i gjen të mishëruara brenda simbolit të tij, të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar gjaku i shqiptarëve, nëpër mijëvjeçarët dhe peripecitë e civilizimit të vet të famshëm!”
Çdo dukuri, ngjarje, fenomen shoqëror ka origjinën si fillim procesi historik. Kemi këtu parasysh momentin e lindjes dhe shkëlqimit të tij. Pastaj maja e arritjes apo suksesi udhëton nëpër kohë dhe transformohet derisa vjen dhe na gjen ne në ditët e sotme. Natyrisht i nënshtrohet një ndryshimi të pandërprerë, i cili i jep një kuptim të ri, formë dhe domethënie të veçantë. Kur bëhet rezistent, arrin pavdekësinë! Mbetet koncepti qendror, i veçantë dhe më i rëndësishmi!…
Në fakt, këtë shkrim timin, unë dua t’ia dedikoj flamurit tonë kombëtar … Flamuri ynë përbëhet siç edhe dihet prej dy ngjyrave kryesore. Nga e kuqja dhe e zeza! E kuqe është fusha e flamurit! E zeza qëndron në mes, me shqiponjën e famshme dykrerëshe. Pyetja shtrohet se pse duhet të jetë kështu? Çfarë mesazhi fshihet për mijëra e mijëra vjet, mbrapa këtyre dy ngjyrave? Nga e kanë origjinën pra, këto simbole? Po ne brezi i sotëm, a mundemi të zbërthejmë kodin e saj të vërtetë?…
Një filozofi e vjetër thotë; “Në qoftë se përpiqet njeriu, për të gjithçka është e mundur”!…
Mbi flamurin shqiptar padyshim në gjatësinë e shekujve është folur, shkruar, dhe komentuar mjaft! Autorë të ndryshëm kanë thënë gjëra të rëndësishme rreth tij. Janë pasqyruar opinione, dhënë argumente, edhe më tutje do të vazhdojnë të bëjnë po kështu! Është padyshim, shumë-shumë e rëndësishme të gërmosh, mbledhësh, flasësh dhe komentosh rreth këtij simboli, sepse është shenja më kuptimplote, si dëshmitari i përjetshëm i origjinës tonë! Historia e tij është krejt e veçantë, siç është e veçantë dhe historia e popullit tonë. Sa i vjetër duhet të jetë ky simbol? Po populli shqiptar, sa i vjetër është? Pikërisht rreth këtij subjekti do të përdridhemi në këtë shkrim…
Ai përfaqëson gjithashtu në mënyrë krejt të sintetizuar; filozofinë, kulturën, traditën, dhe eksperiencën e epokave të tëra… Është dëshmitar i momenteve pozitive dhe negative… Dëshmitar i dorës parë në sukseset, dhe dështimet tona po ashtu… Ai është vetë shpirti ynë! Njerëzit kanë vdekur nën hijen e tij… dhe kanë lindur po ashtu… (dhe jo si ndonjë politikan që papërgjegjësish deklaron për flamurin, sikur të ishte fjala për gruan e tij, duke thënë se, ai është thjesht një leckë)… Por flamuri i “Bijve të Shqipes” nuk është leckë, ai është Shenjti, sepse nëpërmjet tij ne zbulojmë origjinën tonë se nga vijmë dhe që në mënyrë të dukshme na shtyn sot, të vazhdojmë të ruajmë lidhjet tona shpirtërore me Krijuesin!
Sot shpesh hasim në pyetje praktike rreth elementëve përbërës të flamurit, si p.sh; se pse fusha është e kuqe? Po shqiponja pse është me dy koka? Ja vlen që ta nisësh një mision modest zbulimi, për të nxjerrë në sipërfaqe atë shpirt gjenial dhe të mrekullueshëm që kanë treguar gjatë epokave të kaluara, të famshmit “Bijtë e Shqipes”! Filozofia e jetës së tyre s’ka dyshim që gjendet e pasqyruar, në librat e shenjtë, në shpella, në gurët e varreve, në shkollat dhe universitetet, në librat e shenjtë!… Ata lanë gjurmë kudo ku shkelën, duke kaluar dhe jetuar!… Ata ishin mjeshtra ndërtimesh, njerëz me kurajë të veçantë, optimist të pandreqshëm, dhe mësues të mëdhenj po ashtu!
Luftëtarë të rreptë, që njëherë në një kohë askush nuk ja u pa shpinën! Gjuha e tyre ishte gjuha e Zotit!.. Kishte të drejtë profeti Nostradamus (1503-1566), kur predikonte për ne p.sh; “Shqiptarët ende nuk i kanë luajtur të gjitha kartat e tyre dhe se padyshim ata përsëri do ta habisin gjithë botën në arenën ndërkombëtare”! Robert D’Angely, “Enigma”, bot, Toena, Tiranë, 1998. Për Yllirët që ishte popullsia e parë dhe origjinale e Evropës dhe për vlerat e tyre në fushën dijes e teknologjisë, historiani i shquar italian, Enzo Gatti, me një ironi krejt të dukshme, theksonte;
“E pra, qytetërimi grek dhe ai romak nuk njihen që ta kenë krijuar, as pëlhurën, as bronzin, as rrotën, as qeramikën, mullinjtë me erë; dhe as grurin, as vreshtat, as ullinjtë, as shkrimin, dhe as rrugët e tulave… Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje dhe gëzimi, janë krenaria e popujve mesdhetarë: e Albano-Yllirëve”!…
Më poshtë akoma ai vazhdon:”Ky civilizim pati me siguri, shumë shekuj mirëqenie, zhvillimi e paqeje. Shtrirja e tij e gjatë në kohë e tregon qartë këtë gjë. E vetmja njësi matëse e zhvillimit paqësor është prodhimi i punës së njeriut!” Marrë nga, Libri, “Yllirët”, bot i “Bargjini”, Tiranë. 2005.
Diplomati i shquar amerikan i fillimit të shek. XX dhe adhuruesi i shqiptarëve, Georg Fred Williams në artikullin e tij të famshëm “The Shkypetars” botuar fillimisht në revistën autoritative amerikane të asaj kohe “Harper’s Weekly” në vitin 1915, thekson mbi origjinën e shqiptarëve si p.sh;
“Në parahistori, përpara se rapsodët Homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, jetonte një popull me emrin “Pellazgë”… Duke zbritur më poshtë në artikullin e tij, ai vazhdon; “Ndërtimet me gurë të pagdhendur, përballë Partenonit, në Akropolin e Athinës edhe sot e gjithë ditën quhen Pellazgjike”!… Këta banorë të lashtë, që njihen si “Pellazgët Hyjnorë” ndërtuan gjithashtu muret e mëdhenj primitive “Qiklopikë”; (Ato të Phenixit të Delvinës, apo ato të Ulqinit) (shën i imi), që siç e ka theksuar edhe prof. Pokoki, ato janë ngritur shumë kohë përpara se grekët të vinin në jetë.
Arkeologu i pasionuar dhe atdhetari ynë i madh At Shtjefën Gjeçovi, në studimin e tij mbi Pellazgo-Yllirët shkruante; “Zeusi, kishte tre preferenca të cilat ishin; Lisi që simbolizonte jetëgjatësinë (rreth 1500 vjet), Dhia Amaltia (që njihej për qumështin e saj shërues) dhe shqiponja (zogu simbol i Diellit)”! Nga Libri “Trashëgimi Thrako-Yllire, Vepra, vëll. 2. Prishtinë, 1985. Nga vinte origjina e këtij kulti, që duket se ka qenë më i vjetri në civilizimin human?
Është krejt e njohur, dhe pranohet nga të gjithë që “Yllirët” dhe “Pellazgët Hyjnorë” e adhuronin dhe i faleshin Zeusit në faltoret e tyre të kultit. Ata ishin “Paganë” mijëra vjet për nga besimi dhe perëndia kryesore për ta në Olimp ishte padyshim Zeusi!… Ai, Zeusi thirrej ndryshe si babai i “Shkreptimave dhe Rrufeve” midis perëndive të tjera në Panteon! Nga literatura paraklasike dhe ajo klasike shembujt janë të pafund. E thënë ndryshe, Zeusi merrte pjesë në çdo aspekt të jetës së tyre.
Edwin Jacques, në librin e tij “Shqiptarët”, faq. 78-79, bot. “Kartë e Pendë” e Fond. Abraham Linkoln, Fasano, Italy !”… dhe më tutje po aty ai vazhdon…”Por ashtu si dhe Homeri, Virgjili poeti latin, i paraqiti protagonistët e tragjedisë trojane, jo si grekë por si pellazgë! Ai deklaroi se Mbreti dardan i Trojës, Priami ishte pellazg si të gjithë mbretërit e tjerë Trojanë. Enea gjithashtu ishte dardan dhe rrjedhimisht pellazg, ashtu si shumica e trojanëve. Edhe forcat rrethuese ishin pellazgë! Ndonëse aty-këtu përkthimi në anglisht i cilëson gabimisht si grekë, po në tekstin latinisht, ata përshkruhen nga Virgjili me të drejtë si danaj ose pellazgë. Duket pra fare e qartë se heronjtë “grekë” nuk ishin aspak “grekë, por thjesht pellazgë”!
Le të vazhdojmë më poshtë me një legjendë interesante të mbledhur nga Zoto Mollosi në shek XIX, në librin e tij me titull “Historia e Epirit dhe e Shqipërisë” fillimisht në gjuhën greke, por që është e përkthyer dhe ka qarkulluar edhe në gjuhën shqipe në fillim të viteve 20 të shek XX, prej At Shtjefën Gjeçovit;
“Zeusi vetë, sipas kësaj legjende, besohej se kishte lindur në Palavli të Delvinës dhe që prej këndej u dërgua me varkë prej Butrintit në Kretë” !… Jaho brahaj, “Kurora Mbretërore Shqiptare”, faq. 9, bot i “Dardania”, Tirane 1998.
Le ta nisim me emrin, Zeus! Duket qartë se në rrafshin gjuhësor ky emër, ka ndihmuar në formimin e fjalës, Zoti, që përdoret dendur në shqipen e sotme!
Rrënja e kësaj fjale në të dy dialektet tona kryesore (Gegë e Toskë) ka të njëjtin kuptim. Në atë të hershmin është ; zë-zëri në toskërisht, dhe siç dihet; za-zani, ose zo-zoni, në dialektin gegërisht. Siç e theksuam pak më lart, në përfytyrimin e njerëzve të lashtë besohej se Zeusi ishte zëri i të “Plotfuqishmit!” Siç e pamë, ai krahasohej me rrufetë që binin nga qielli dhe nderohej si perëndia kryesore e Olimpit! Vendoste rregulla, të cilat po qe se njerëzit nuk i zbatonin, ndëshkoheshin ashpër po prej tij.
Le të marrim si shembull këtu, rastin e Prometeut!… Për mosbindje, rebelim, ose ndoshta për nxjerrje sekretesh (spiun), Zeusi vetë e lidhi atë në shkëmbinjtë e largët të Skithisë, diku andej nga brigjet e detit të zi dhe i la atij mbi gjoks shqiponjën që ta ndëshkonte hera-herës, duke i çukitur mëlçinë. Me këtë rast shtrohet pyetja: A është shqiponja simbol i ndëshkimit? Në legjendën e “Prometeut të Lidhur” dukshëm që po!
A ka lidhje kjo domethënie e shqiponjës së Zeusit, me shqiponjën dykrerëshe të simbolit të sotëm shqiptar mbi flamur? Ngjyra e saj e zezë mbi fushën e kuqe, nuk na lë shumë vend për manipulim!
Autori, John Wilkes në librin me titull “The Yllirians”, Publ. by Blackwell Library 1995, e sjell në kujtesën tonë fillimin e Evropës, krejt kështu;
“Në dokumentet romake me titullin (Ilirike-1), gadishulli ynë e ka marrë emrin nga Yllirius, djali i Polifemit. Ky ciklopi Polifem u martua me gruan Galatea nga Sicilia dhe nga martesa e tyre ata patën tre djem me emrat; Celtus, Yllirius dhe Galas dhe pastaj ata emigruan për në vende të tjera ku dhe kanë formuar popujt, të cilët morën emrat e tyre.” Kjo histori duket se është më e pranueshme se të gjitha të tjerat; gjykon në fund, J. Wilkes!…
Yllirius, vetë pati nga martesa e tij, gjashtë djem me emrat Encheleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas dhe Perrhaebus. Gjithashtu vajzat me emrin Partho, Daortho, Dassaro etj. Nga këto rrënjë dolën më pas; Taulantti, Perrhaebi, Encheeles, Autaries, Dardani, Pertheni, Dassaretii dhe më pas Daorsii. Autarieus, pati një djalë, me emrin Pannonius, ose Paeon, më vonë djemtë me emrin Scordiscus dhe Triballus nga të cilët u krijuan fise me të njëjtin emër. (Yllirike-2).
Po G. F. Williams, në faq. 13 të shkrimit të tij,”The Shkypetars” duke folur për prejardhjen e shqiptarëve theksonte; “Herodoti nuk e dinte se emrat e heronjve Homerikë dilnin qartë në Pellazgjisht, ashtu si dhe studiuesit tanë Amerikanë, (shen i im); ata ende nuk janë të ndërgjegjshëm se ato ruhen pastër në shqipen e sotme”.
“Epagomenal”. Thuhet se universi me këtë rast lindi 5 fëmijë të quajtur–Osiris, Horus, Set, Isis, dhe Nephthys. Dhe legjenda, apo miti Pellazgjik vazhdon se; Kronos (Koha), i hëngri të pesë bijtë vet”! Murry Hope, “The Sirius Connection”.
Egjiptianët këtu veçanërisht kanë vepruar shumë të kujdesshëm të na tregojnë të 5 Epigomenal Neters, që kishin një lidhje shumë të fortë me Siriusin…
Ndoshta ne mund ta marrim me mënd se” Ylli-Blu-Bardhë” (Dogon Star), në konstelacionin e Canis Major ishte i treti dhe ndoshta më influencuesi në Dramën Celestiale…
Por Thoti vetë ishte “Lunar Deity”, i cili influenconte në alternimin. Me fjalë të tjera ai influenconte në ndryshimin e orbitës së Tokës në tërheqjen e saj reciproke me Hënën, e cila me këtë rast aktivizohej nga forca e njohur e gravitetit që pasqyrohej në shmangiet e aksit të saj. Si rezultat i këtij fenomeni celestial ndryshon dalëngadalë gjatë lëvizjes së tij centrifugale pozicioni i boshti tokësor! Murry Hope, “The Sirius Connection” Page 23, publ. by, Element Books, UK 1996.
Në “Egyptian Mythology, publ,by. Metro Books,2002. Anthony S. Mercante thoshte për Thothin gjithashtu se:
Thothi njihet si “Zot i Hënës”, “Padroni i Arteve”, “Oratorisë” “Hieroglifëve”, “Shkencës”, dhe i të “Vërtetës Universale”! Në periudha të ndryshme ai është quajtur edhe si “Zëmra e Universit” dhe “Lordi i fjalëve Hyjnore”, “I Vetëlinduri” ose ai i cili ndryshe quhej, “Zoti Vetë” i lindur nga askush!
Tek egjiptianët ai ishte perëndia më e rëndësishme nga të gjitha dhe mendohet që të ketë shkruar variantin e parë të Biblës, e cila konsiderohet edhe si traktati më i vjetër kristian, “Librin e Vdekjes tek egjiptianët”! Por akoma më interesante është ajo që Thothi, tregonte për veten e tij;
“Unë jam Thothi!… “Zëri Hyjnor”, i cili i ka duart të pastra, “Lordi i dy Brirëve”, që dërrmon padrejtësinë, flet të vërtetën, mbron të drejtën, duke shkelmuar me neveri të keqen!”…
Tek Pellazgo-Yllirët, ashtu si tek Atlantët, emri i Thothit identifikohej me Hermesin e tyre! Nga ky emër e ka burimin filozofia e Hermetizmit si filozofi e jetës… Vetë Yllirët, i atribuonin Hermesit; zbulimin e Astronomisë dhe Astrologjisë, Shkencës së Numrave, Matematikës, Gjeometrisë, Medicinës dhe Botanikës! Gjithashtu ata besonin se Hermesi ishte i pari që stabilizoi “Besimin Fetar dhe Qeverisjen” duke krijuar rregullat e marrëdhënieve midis njeriut dhe Zotit”!
“E vërteta e thjeshtë apo gjysmë e vërteta duhen injoruar! Lufto, për të arritur të vërtetën universale, e cila gjithmonë ka ekzistuar… Ajo korrespondon me shprehjen e ligjeve të natyrës, të cilat mbajnë dhe qeverisin ekzistencën e të gjithë Universit!”
Hermes Trimegistus mendohet nga shkollarët që të ketë jetuar 15.000 vjet të shkuara! John Baines, “The Hermetic Philosophy”, Book One. publ, by, John Baines Institute, Inc.
Këtu shihet prapë, fare qartë, se sa ngushtë kanë qenë Pellazgo-Yllirët me egjiptianët, pothuajse në të gjitha fushat, sidomos në ato të origjinës tyre të përbashkët, gjuhës dhe besimit hyjnor! Por një herë tjetër më duhet të ndalem në mënyrë më specifike në këtë moment kyç të historisë së shqipeve dhe lidhjet e tyre të ngushta me civilizimin e vjetër egjiptian!…
Në librin tjetër me titull “The Secret Science” kushtuar po hermetizmit autori John Baines thotë; “Të pesë cepat e yllit ose (Pentagramit) simbolizojnë njeriun me të dy duart dhe këmbët e hapura dhe njihet si shenjë tepër e lashtë okulte. Pikërisht ky yll simbolizon idealin, i cili pasqyron shpirtin që dominon trupin. “Prandaj Pellazgo-Yllirët i kishin përqafuar këtë filozofi si të tyren, sepse ata ishin të ndërgjegjshëm për emrin “Bijtë e Shqipes”! Ylli siç e thamë, është gjithashtu sinonim i shqiponjës! Shqiponja metaforikisht është simbol i dritës dhe dukshëm shqiptarët kanë identifikuar veten si misionarët e saj! Për ta ilustruar më tej këtë ide, le të përmendim këtu shprehjen e famshme të Plutarkut kur thotë: “Ah, këta Yllirët! Ky popull i mrekullueshëm dhe misterioz, i cili ngado që shkoi nëpër Evropë, ndërtoi qytete dhe shtete për nder të fitoreve të tyre të mëdha!”
Në një tjetër shembull Ibishi, i përmendur edhe në fillim tek egjiptianët prapë në shqip, ishte sinonim i shqiponjës. Për koincidencë këtë emër ende edhe sot e ndeshim midis malësorëve tanë të veriut! Po t’i hedhim një vështrim më të qartë shqiponjës ne do të kemi këtë analizë: Në realitet shqiponja është qenie e gjallë, “zogu i qiellit”!
Në librin e tij “365 Konstelacionet e Natës” Autori Chet Raymo prof. i Fizikës dhe i Astronomisë, në Stonehill College në Eastonin e Veriut, Massachusett, bën një prezantim dyfish, astronomik dhe mitologjik të pozicionit të yjeve për çdo natë të dhënë të vitit! Kur bie fjala për netët e 1-2 shtatorit, ai thotë: “Por në fillim do të na bien në sy të tre yjet e ndritshëm të verës; Altair, Aquila, Eagle, apo shqiponjën në gjuhën shqipe”. Dhe pak më poshtë,… prof. Chet Raymo na rikujton duke kaluar në shpjegimin e lidhjeve mitologjike së Zeusit me shqiponjën; Një tjetër rast interesant ky me prof. Chet Raymo, ku shkencëtarët pa hezitim e trajtojnë mitologjinë sot, krejt seriozisht, duke e trajtuar atë, si pjesë organike të argumenteve të tyre shkencore. “Shqiponja sipas legjendës, ishte e preferuara e Zeusit të plotfuqishëm. Kur kishte nevojë një shërbim fluturimi midis Qiellit dhe Tokës ai ja besonte këtë mision vetëm asaj (Shqiponjës)! Për shërbimin e gjatë, asaj i ishte rezervuar një vend i veçantë midis yjeve. Siç e dimë, për të Plotfuqishmin, (Zeusin) nuk ishte gjë e zakonshme që t’i shpërblente miqtë e tij duke i dhuruar atyre një vend të veçantë midis yjeve dhe konstelacioneve që shiheshin në qiellin e natës.

Double-headed eagle found in a mural inside the Shën Ndoji church in Rodon, possibly dating from the 15th century
Trionfo di Mardocheo by Paolo Veronese in the church of San Sebastiano, Venice, 1556. According to a modern analysis of the painting, Skanderbeg who holds the Albanian flag is depicted as the Biblical hero Mordechai who saved the Hebrews in the Babylonian Empire.[4]


Publikimi origjinal nga Maksim Zoto. Këtu sjellë me shkurime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here