Është krijuar si pjesë e stërvitjeve për samurajët, sot yabusame është një sportin në të cilin pjesëmarrësit patjetër duhet të tregojnë nivel të lartë shkathtësie
Yabusame është një sport i lashtë japonez i cili daton nga periudha e Kamakurëve i cili ka zgjatur nga shekulli i 12-të deri në shekullin e 14-të të erës së re, dhe është interesant që praktikohet edhe sot.
Fillimisht ai ishte një formë e stërvitjes për samurajët, mirëpo gjatë një periudhe të gjatë stabiliteti nën pushtetin e shogunëve Tokugawa është bërë një sport në të cilin kanë marrë pjesë masat e gjera.
Është i njohur për faktin se turneu paraprihet nga një ceremoni bekimi Shinto, pas së cilës pjesëmarrësit hipin në kalë, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të godasin tre objektiva me një hark të veçantë, transmeton Telegrafi.
Reklama
Yabusame e kërkon një stërvitje të veçantë dhe afatgjatë, sepse kalorësi patjetër duhet të drejtojë kalin vetëm me këmbë, ndërsa në duar mban harkun dhe shigjetën dhe qëllon objektivin i cili gjendet anash.
Goditja përfaqëson një arritje të madhe dhe sa e vështirë është për t’u arritur, ilustrohet më së miri nga fakti se kjo praktikë fillimisht ishte pjesë e stërvitjes ushtarake të ushtarëve elitë. Gjatë këtyre stërvitjeve, objektivat vendoseshin në lartësinë e qafës së kalorësit armik, e vetmja pjesë e trupit që nuk mbrohej.
Sot, gara të tilla organizohen gjatë gjithë vitit në vendet historike që lidhen me origjinën e këtij sporti dhe ceremonia më e rëndësishme mbahet në prill në tempullin Washibara Hachimangu në Tsuwano dhe në dhjetor në tempullin Meiji Jingu në Tokio.
Reklama
/Telegrafi