Ndërsa dushi i nxehtë ka përfitimet e tij, dushi i ftohtë në dimër jo vetëm që do t’ju zgjojë, por gjithashtu do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe marrjen e oksigjenit.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Një nga argumentet kryesore në favor të dusheve të ftohta është përmirësimi i qarkullimit. Kur uji i ftohtë godet trupin, ai e dërgon sistemin tonë të qarkullimit të gjakut në mbingarkesë dhe bën që zemra të pompojë gjak me një ritëm më të shpejtë për të ruajtur temperaturën e trupit tonë ideal. Kjo nxit sistemin e qarkullimit të gjakut për të reduktuar inflamacionin brenda trupit dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Irritimi i lëkurës
Nëse keni një gjendje të lëkurës që shkakton acarim dhe kruajtje ose të tjera, dushi i ftohtë mund të ndihmojë në kapërcimin e dëshirës për të gërvishtur dhe qetësuar inflamacionin ose skuqjen. Dushi i nxehtë në vend të kësaj çon në tharje të lëkurës dhe rrit acarimin ose skuqjen, transmeton KP.
Reklama
Të zgjon menjëherë
Sapo uji i ftohtë të godet trupin, ka pak tronditje. Ky goditje rrit marrjen e oksigjenit, rrahjet e zemrës dhe vigjilencën. Uji i ftohtë është gjithashtu i dobishëm pas një stërvitje të vështirë pasi relakson muskujt e lënduar. Një dush i nxehtë nga ana tjetër relakson muskujt dhe është perfekt para se të bini në shtrat për të siguruar gjumë të mirë.
Rrit imunitetin
Dushi i ftohtë besohet se forcon imunitetin dhe e bën njeriun më pak të prirë ndaj sëmundjeve. Një studim i titulluar “Efekti i dushit të ftohtë në shëndet dhe punë: Një provë e kontrolluar e rastësishme” zbuloi se ata që bëjnë dush të ftohtë kanë 29 për qind më pak gjasa të sëmuren.