Dr. Sc. Ilmi VELIU
Kësula (kapuçi-çelesha) shqiptare është e lashtë sa edhe vetë shqiptarët. Atë e hasim në piktura e skulptura të kohës pellazge, parailire e ilire. Nga hulumtimet dhe analizat e deritashme, kam ardhur në përfundim se në botë, vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë, dhe eshtë e bërë vetëm nga leshi i deles. Serbët dhe sllavo-maqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë për shqiptarët i kanë quajtur ata me nofkën.  Kësulëbardhit  (Bjelokapci). Pjesa ilire e Dardanisë me kryeqytetin Scupi, ku përfëshihej edhe Lugina e Preshevës, kufiri i të cilës shtrihej në jug të Pollogut, deri te mali Bukovik, (Bukoçë) mes Gostivarit e Kërçovës, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë edhe sot kësulën e quajtur plisi kosovar me formë të rrumbullakët, me ngjyrë të bardhë dhe e bërë nga leshi i deles. Pjesa ilire e Penestisë me kryeqytet Uscana, (Kërçova e sotme), shtrihej nga mali Bukoqë, kufiri me Dardaninë e deri tek brigjet e Liqenit të Ohrit. Ky territor ilir në kohën romake është quajtur edhe si Ilirida e që, sot eshtë pjesë e Maqedonisë Perëndimore, ku bëjnë pjesë Kërçova, Krusheva, Manastiri, Ohri, Struga, Reka dhe Dibra, ku kësula (Çelesha) ka formën e rrafshët, e që poashtu eshtë e bardhë dhe e berë nga  leshi i delmes.
HYRJE
Kësula (çelesha) shqiptare e rrafshët, në lashtësi është përdorur në shtetin Ilir të Teutës dhe shtetin Ilir-Penestia me kryeqytet Uscana. Në kuadër të Penestisë, bashkë me Kërçovën, ka hyrë edhe Krusheva, Prilepi, Manastiri, Struga, Dibra, Mavrova. Në kohën e Skënderbeut ky territor është quajtur “Krahina e Dibrave” dhe ky shtë shkaku që sot kjo kësulë njihet edhe me emrin, kësula dibrane”.

  1. LASHTËSIA E KËSULËS-PLISIT SHQIPTAR

Kësula (kapuçi-çelesha) shqiptare është e lashtë sa edhe vetë shqiptarët. Atë e hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazge parailire e Ilire. Nga hulumtimet dhe analizat e deritashme kam ardhur në përfundim se në botë, vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe eshtë e bërë vetëm nga leshi i deles. Pjesa ilire e Dardanisë me kryeqytetin Scupi ku përfshihej edhe Lugina e Preshevës, kufiri i të cilës shtrihej në jug të Pollogut,) deri te mali Bukovik, (Bukoçë) mes Gostivarit e Kërçovës, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë edhe sot kësulën e quajtur plisi kosovarë me formë të rrumbullakët, me ngjyrë të bardhë dhe e bërë nga leshi i deles.Pjesa ilire e Penestisë me kryeqytet Uscana (Kërçova e sotme) shtrihej nga mali Bukoqë, kufiri me Dardaninë e deri tek brigjet e Liqenit të Ohrit. Ky territor ilir në kohën romake është quajtur edhe si ”Ilirida” e që sot është pjesë e Maqedonisë Perëndimore, ku bëjnë pjesë Kërçova,
Krusheva, Manastiri, Ohri, Struga, Reka dhe Dibra, ku kësula (Çelesha) ka formën e rrafshët, e që po ashtu është e bardhë dhe e bërë nga leshi i delmes. Meqë në kohën e Skënderbeut, i gjithë ky territor i ka takuar “Krahinës së Dibrave” edhe kjo kësulë është njohur në popullatë si “Kësula dibrane”, të cilën e ka mbajtur Kastrioti por edhe ushtria e tij. Kësula e Matit dhe Shkodrës po ashtu është e rrafshët dhe me ngjyrë të bardhë, por dallon pak nga ajo dibrane sepse kësula dibrane është më e gjatë dhe ajo shkodrane është pak më e shkurtër. Pas vdekjes së Skënderbeut, gjenerata e vjetër shqiptare e Krahinës së Dibrave dhe të Matit, filluan të mbanin kësulë me formën e njëjtë, por me ngjyrë të zezë, në shenjë zie, për vdekjen e Kastriotit e cila traditë u ruajt dhe vazhdon të ruhet edhe në ditët tona. Një pjesë e tokave shqiptare që njihej me emrin Epir, që Skënderbeu krenohej dhe shpesh prezentohej edhe si shqiptar epirotas e që sot eshtë Shqipëria e Jugut dhe Qamëria, kanë përdorur dhe vazhdojnë të përdorin kësula të bardha të rrumbullakta si kësulat dardano-kosovare, por dallimi eshtë aty se këta lloj kësulash janë shumë më të gjata se ata kosovare. Pas vdekjes së Skënderbeut edhe në këta territore shqiptare, pleqtë kan filluar të përdornin kësula me ngjyrë të zezë, në shenjë zije për Kastriotin e që dallojnë nga ata të bardhat, sepse janë shumë të shkurtëra dhe me ngjyrë të zezë. Kësula shqiptare, me të tri format e saja, është përdorur nga pellazgo-ilirët në lashtësi, në kohën e ilirëve të udhëhequr nga mbretërit Bardhyli, Agroni,Teuta e Genti, pastaj nën sundimin romak e Bizantin mbi 1000 vjet, në shek.13-14 të pushtuar nga Kral Millutini e Car Dushani. Pas Dushanit vijnë Osmanet, ku plisi shqiptar vazhdon te qëndrojë dhe të mos zhduket edhe 600 vjet të tjera. Në 100 vitet e fundit u pushtua dhe sundua nga serbët por nuk u dorëzua.
Nga hulumtimet dhe analizat e pikturave dhe skulpturave të lashta, ku e hasim kësulën shqiptare me tre format e saja, kemi zbuluar dhe vërtetuar se kësulën shqiptare me të njëjtat forma e hasim të gdhendur edhe te pllakat e varreve shqiptare, qofshin ata varre të kohës osmane, ku mbishkrimet janë në gjuhën osmane, ose edhe shumë më vonë, kur mbi pllakat e varreve fillojnë të përdoren shkronjat me alfabetin shqip. Kjo tregon dhe vërteton se për pellazgo- iliro-shqiptarët, kësula e bardhë, që nga lashtësia ka qenë simbol i shenjtë, njëlloj si që ka qënë edhe shqiponja, të cilëve Ilirët, bashkë me gjarprin (Ilyrios) diellin, hënën e yjet, u kanë besuar si perëndi. Shqiptari e ka pranuar besimin Islam, por në asnjë moment nuk i ka harruar dhe nuk i ka nxjerrë jashtë përdorimet simbolet e lashta fetaro-kombëtare, shqiponjën dhe kësulën e bardhë. Pra shqiptari ka dashur që Kësula shqiptare ta prezentoi dhe përfaqësoi atë edhe te varri. Ja disa fotografi të kësulave shqiptare si duken sot, si janë dukur në Lashtësi, në Mesjetë dhe  te pllaka e varrit, në kohën pasi ata e kanë pranuar fenë Islame e deri ne ditet tona.
Kësula shqiptaro-dibrane në lashtësi dhe te pllaka e varrit, ja disa skulptura të lashta të kohës pellazgo-ilire me kësulën (çeleshën) shqiptare-dibrano-kërçovare. Nga krahasimi që bëjmë me kësulat e sotme, vimë në përfundim se ata janë krejtëshit të njëjta dhe nuk kanë asnjëfarë ndryshimi as te forma e as te madhësia. Forma e kësulës shqiptare-dibrano kërçovare nuk ka ndryshuar ndër shekuj.
Kësula (çelesha) shqiptare e rrafshët, në lashtësi është përdorur në shtetin Ilir të Teutës dhe shtetin Ilir-Penestia me kryeqytet Uscana. Në kuadër të Penestisë, bashkë me Kërçovën, ka hyrë edhe Krusheva, Prilepi, Manastiri, Struga, Dibra, Mavrova. Në kohën e Skënderbeut ky territor është quajtur “Krahina e Dibrave” dhe ky shtë shkaku që sot kjo kësulë njihet edhe me emrin,”kësula dibrane”. Foto poshtë, grup i këngëtarëve të Kërçovës me veshjen shqiptare dhe kësulën dibrano kërçovare, e ruajtur brez pas brezi, nga lashtësia deri më sot.
Kësi varresh gjinden në të gjitha vendbanimet shqiptare, që i takojnë kohës Osmane por që janë varre të shqiptarëve. Ajo që i dallon dhe vërteton se janë varre shqiptare, është pllaka e varrit te koka, ku në pjesën e sipërme të pllakës është e gdhendur kësula shqiptare dibrano-kërçovare. Nëse bëjmë një matje, do të shohim se gjatësia dhe gjerësia aspak nuk ndryshojnë nga kësulat origjinale, që vazhdojnë të përdoren edhe sot në këta treva shqiptare.
Varr i shqiptarit që i takon vitit 1947, për nga forma nuk ndryshon nga varret shqiptare të viteve 1700, 1800, 1900. Dallimi është te mbishkrimi që është në gjuhën shqipe kurse te varret shqiptare të kohës osmane, edhe pse janë varre shqiptare, janë të shkruar në gjuhën osmane. Edhe sot, në Kërçovë me rrethinë, pllaka që vendoset te koka e të vdekurit burrë, vazhdon ta emitojë kësulën e bardhë dibrano-kërçovare.
Atë e vërteton edhe varri, lartë në foto, i cili ende është i pa rregulluar me pllaka mermeri por dërrasa që i është vendosur te koka të vdekurit ka formën e kësulës shqiptare kërçovare. Në foto majtas, është përmendorja e një shqiptari shumë të madh, Dervish Hima, e ngritur në Strugë, me kësulën e bardhë shqiptaro-dibrane dhe foto në të djathtë është varri i një shqiptari po ashtu të madh, nga Kërçova, Bazi Qerim Kamerrit me gurin që prezenton kësulën shqiptare dibrano-kërçovare. Edhe sot, Kërçova me rrethinë, ka një ligj të pa shkruar, sipas të cilit ligj, pllaka që vendoset te koka e të vdekurit burrë, vazhdon ta emitojë kësulën e bardhë dibrano- kërçovare. Kjo shihet edhe nga fotografitë e postuara më lartë.
Nëse e krahasojmë Plisin (Kapuçi) Dardano-Kosovar në kokën e heroit legjendar, Isa Boletini eshtë plotësisht i njejtë për nga forma, madhësia dhe ngjyra me plisat në kokat e skulpturave antike Pellazgo-Ilire, pra, shekujt e shumtë dhe robëruesit e ndryshëm që kanë kaluar mbi pellazgo-iliro-shqiptarët, nuk kanë ndikuar që ata ta humbin plisin e tyre të shenjtë. Në bazë të krahasimit, vimë në përfiundim dhe e vërtetojmë lashtësinë e Plisit Dardano-Kosovar.
Fotografia në të majtë prezanton pllakën e varrit e cila eshtë e vendosur te koka e të vdekurit e që plotësisht ka formën e plisit shumë të lashtë dardano – kosovar. Kjo lloj forme e kapuçit plotësisht e vërteton tezën se personi i vdekur e që dergjet në atë varr, ka qenë shqiptarë, e ka mbajtur plisin derisa ka qenë i gjallë dhe ka lënë amanet që plisi ta prezentoi edhe te Guri i varrit, i cili gurë është plotësishtë identik me Plisin e prisit shqiptarë – Isë Boletinit dhe luftëtarëve të Kosovës, Shote e Hazem Galica.
Fotografia lartë në të majtë, eshtë një skulpturë antike me plisin e mbështjellur si rugovasit dhe në dy fotot tjera shihen rugovasit me shallin e tyre rreth plisit. Në popullatë njihet si Kapuçi me Shallin e Rugovës, sepse ky lloj shalli nuk përdoret në Llap e Drenicë dhe pjesët tjera të Dardanisë. Fotografia lartë majtas, është guri i varrit te koka e të vdekurit, ku është i gdhendur Plisi dardano-kosovar e që eshtë i mbeshtjellur me shallin e Rugovës. Dy fotografitë tjera prezentojnë kokën shqiptare me kapuçin dardano kosovarë të mbështjellur me shallin e Rugovës i cili shall përdoret dhe ruhet edhe sot në Rugovë. Thuhet se shalli eshtë përdorur dhe ka shërbyer si mbulesë “çefin” i trupit të shqiptarit nëse ai kishte mbetur i vrarë në luftë.
Në të majtë eshtë skulptura e lashtë pellazgo ilire me kësulën shqiptare te Qamërisë dhe Shqipërisë së Jugut. Djathtas janë këngëtarët e Labërisë me kësulën labe-qame.
PËRFUNDIME
Nga hulumtimet dhe analizat e pikturave dhe skulpturave të lashta ku e hasim kësulën shqiptare me tre format e saj, kemi zbuluar dhe vërtetuar se kësulën shqiptare me të njëjtat forma e hasim të gdhendur edhe te pllakat e varreve shqiptare, qofshin ato varre të kohës osmane, ku mbishkrimet janë në gjuhën osmane, ose edhe shumë më vonë kur mbi pllakat e varreve fillojnë të përdoren shkronjat me alfabetin shqip.

LIBËR I KUVENDIT “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here