Ilaz Bylykbashi 

Për mos me u harru:

Duke ikur nëpër male të Qyqavicës, 5 mars 1998

Traktorë me fëmijë e gra, nga Prelloci, Dasheci, Krasaliqi, Qirezi, Likoshani, Mikushnica…, që iknin nga luftimet.

Nënëlokja me shami në kokë, ndjeheje sikur i kishte rënë qielli mbi kokë! Të vegjlit dhe gratë e reja, e shihnin si përgjegjëse për shpëtimin e tyre. Ajo duke qenë e pafuqishme të ishte e tillë, por duke mos u dhënë, lutej vet me vete dhe nuk e dinte se i degjohej pëshpërima e pandërprerë:…”O Zot, o Zot, o Zot, të lutem o Zot m’ i shpëto fëmijët dhe nuset! Nuk e kam hallin tim, por të kalamajve e nuseve. O Zot merrëm mua e shpëtoj ata! O Zot i madh, mos më ballafaqo me kaurrat”!

Drama e këtyre familjeve, në traktorë që lëvizte pa e dijtë se cila ishte rruga e shpëtimit, ende ma tmerron mendjen. Pamjet trishtuese të secilit personazh, në veçanti të fëmijëve veç e veç, të kësaj pamje edhe sot e kësaj dite janë trishtimi im!

FotoⒸIlaz Bylykbashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here