Përdoruesve e Instagramit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë do t’iu shfaqen mjetet e reja të vërtetimit të moshës në platformë, të cilat bëjnë pjesë në planin e masave për mbrojtjen e të miturve.

Prej 7 Nëntorit, çdokush që përpiqet të ndryshojë ditëlindjen duke e kaluar kufirin nga nën në mbi 18 vjeç, do iu duhet të verifikojnë moshën nëpërmjet kartës së identitetit ose një videoje “selfie”. Teknologjia e pavarur e verifikimit të moshës do të japë përgjigjen përfundimtare.

Instagram është shprehur se kjo do të përshtasë përvojën në aplikacion të përdoruesit me moshën e tij.

Yoti, teknologjia me të cilën po bashkëpunon platforma sociale thekson se nuk është një shërbim i identifikimit të fytyrës, ndaj nuk mund të identifikojë përdoruesin, por vetëm moshën e tij.

Kompanitë kanë theksuar se nuk ndahen detaje të llogarisë së përdoruesit dhe imazhi fshihet menjëherë nga kompania sapo përfundon vlerësimi i tij./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here