Shumica e shqiptareve u rekrutuan pa njohur fare ideologjine naziste, vetem per faktin se nazitet nder te tjera u lejonin te perdornin simbolet kombetare si ne kete foto, ku krahas fotos se Hitlerit,eshte edhe ajo e Skenderbeut. Ky divizion, i udhëhequr nga komandanti nazist August Schmidhuber (1901-1947), u krijua në shkurt 1944 dhe divizioni mori emrin zyrtar vetëm në gusht 1944. Nuk arriti kurrë numrin e plotë të efektivëve të parashikuar.
Divizioni Skënderbeu u shpërbë në nëntor 1944. Është interesant
raporti i August Schmidhuberit, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti është shkruar pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë. Konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta:

“Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë… ata kanë kohë. Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre… Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo… Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here