Ky artikull  është realizuar nga “Organizata për hulumtime dhe vetëdijësim shoqëror” në kuadër të projektit “Fuqizimi i gruas së suksesshme në bujqësi” , i mbështetur dhe përkrahur nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme/Njesia për të drejtat e njeriut-Mitrovicë”

Është dëshmuar tashmë që gratë ndërrmarrëse kanë arritur të korrin suksese në fusha të ndryshme, pavarësisht se a kanë pasur mbështetje institucionale apo jo.

Një rast i tillë është edhe ai i Miradije Hamitit nga fshati Zasellë e cila arrin të mirëmbajë familjen e saj me biznesin  “BIO NINA” të themeluar nga vetë ajo .Në këtë biznes familjar prodhohen dhe shiten produkte si ajvari,pingjuri, turshitë dhe reqelet e ndryshme. 

Ajo shprehet se ideja për hapjen e një biznesi të tillë familjar ishte e kahmotshme pasi që qysh herët kishte filluar të përgatiste produkte të ndryshme për familjarë , por me shtimin e kërkesës për produktet e saj ajo kishte vendosur që të hapte dhe regjistronte bisnesin në vitin 2019.

Ajo tregon se pavarësisht vështirësive dhe paragjykimeve që kishte hasur në fillimet e saj nuk e kishte menduar asnjëherë të dorëzohet, pasi që përkrahja dhe mbështetja nga bashkëshorti dhe familjarët i kanë dhënë vullnet dhe shtysë për të vazhduar përpara.

E pyetur se a ka pasur mbështetje financiare nga institucionet lokale dhe qëndrore ajo tregon se nga Komuna e Mitrovicës kanë përfituar një serë në të cilën edhe kultivojnë produktet bazë që i nevojiten për prodhimin e pingjurit dhe ajvarit. Ndërsa sa i përket institucioneve qëndrore thotë se nuk ka pasur ndonjë interesim nga ta për t`i ndihmuar.

Zonja Hamiti tregon se në biznesin e saj familjar punon e ajo bashkë më burrin dhe fëmjët, por që në sezonin veror ajo angazhon edhe punëtorë sezonal  të cilët i paguan.

“BIO NINA” nuk posedon një dyqan fizik pasi që shumica e shitjeve bëhet përmes porosive , thotë zonja Miradije.

“Ne nuk  kemi dyqan, produktet i shesim në panaire, e kemi poashtu faqen ne facebook me emrin “BIO NINA” , si dhe faqen në instagram me po të njejtin emër. Në këto dy faqe pranohen porositë përmes mesazheve.”- thotë znj.Hamiti

Ajo thekson se dy produktet kryesore të “BIO NINA” janë ajvari dhe pestili.

E pyetur se nëse institucionet shtetërore po bëjnë përkrahjen e mjaftueshme për të inkurajuar gratë për të hapur biznese bujqësore ajo shprehet:

“Jo institucionet duhet të bëjnë  perkrahje edhe me shumë sidomos për bizneset e vogla te udhehequra nga gratē.Kriteret janë shumë te larta pêr neve si biznese”

Miradije Hamiti ka edhe një mesazh për të gjitha gratë të cilat kanë dëshirë të hapin bisneset e tyre por që ju mungon guximi dhe kurajo nga frika e paragjykimeve dhe vështirësive që so hasin gjatë rrugës.

“Mesazhi im për të gjitha gratë është qe të mos ngurojnë e të punojnë atê qe din dhe qe kanë mundësi.Ne dimë duam dhe ja dalim.”

Ajo shprehet shumë falenderuese ndaj OHVSH-TRUNGU , që me anë të projektit “Fuqizimi i gruas së suksesshme në bujqësi”  po ju jep  grave ndihmën dhe kurajon e munguar, për të vazhduar punën e tyre.

OHVSH-TRUNGU/ InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here