Ushqimi i preferuar Minjët, Gjarpërinjët, Hardhucat, Bretkocat etj.
Për të kërkuar gjahun e tij Skifteri kthetrazi ka dy metoda:
Arrinë në fluturim në një vend të zgjedhur dhe pas një ngritje të shkurtër në lartësi praktikon një fluturim të pezullueshëm në erë duke rrahur me shpejtësi të lartë krahët dhe duke ulur kokën për të parë tokën disa sekonda pastaj shkon përsëri në një vend tjetër për të ripërsëritur fluturim e pezullueshëm të tij. Ai mund të bëjë këtë për më shumë se dy orë .Ai mund gjithashtu të jetë i ulur duke vëzhguar në një pemë apo në krye të një shtylle elektrike ose pranë tokës në një post të gardhit në buzë të një rruge.
Gjahun e gjetur, ai përfundon fluturimin e tij të pezullueshëm dhe shkon mbi të me një fluturim të qetë për të befasuar dhe kapur gjahun me kthetërat e tij.