Arkeologët detarë në Suedi kanë gjetur një anijen simotër të luftanijes së famshme Vasa të shekullit të 17-të, e cila u mbyt në udhëtimin e saj të parë dhe tani është e ekspozuar në një muze popullor në Stokholm.
Mbetjet e luftanijes mbretërore Vasa, e cila kishte qenë nën ujë për më shumë se 300 vjet, u gjetën në vitin 1961 dhe ato u shfaqën në Muzeun Vasa, një nga atraksionet kryesore turistike të Stokholmit.
Anija simotër e Vasës, “Aplett”, u ndërtua në të njëjtën kohë, me urdhër të mbretit suedez Gustav II Adolf.
closevolume_off
Ndryshe nga Vasa, e cila u përmbyt dhe u fundos vetëm disa minuta pasi u largua nga porti në vitin 1628, anija “Aplett” (Molla), e nisur një vit më vonë pa ndonjë incident, mbeti në shërbim aktiv për tre dekadat e ardhshme.
Ajo u fundos në 1659 për t’u bërë pjesë e një pengese nënujore për të mbrojtur kryeqytetin suedez nga flotat armike.
Vendndodhja e saktë e rrënojave të saj kanë humbur nga koha, por arkeologët detarë që punojnë për Muzeun e Anijes në Stokholm thanë se gjetën një mbytje të madhe në dhjetor 2021 në lindje të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të sotëm të muzeut, ekspertët arritën të konfirmojnë se është anija e humbur prej kohësh duke analizuar mostrat e drurit dhe të dhënat arkivore.
Nuk është vendosur ende nëse “Aplett” duhet të dalë në sipërfaqe si Vasa, që do të ishte një ndërmarrje e shtrenjtë dhe e komplikuar.