Ky imazh mund të ngatërrohet lehtësisht me posterin e një filmi horror. Por në të vërtetë është një pamje më nga afër e fytyrës së një milingone.

Fotografi lituanez Eugenijus Kavaliauskas fotografoi një milingonë të zmadhuar 5 herë nën lenten e mikroskopit, duke treguar sytë e kuq dhe turirin e errët në detaje të imtësishme. Ai përdori dritën për të fotografuar shprehinë e turirit, e cila jep përshtypjen e zemërimit.

Fotoja është një prej 57 Imazheve të Veçanta në konkursin e Fotomikrografisë së Botës së Vogël nga Nikon. Ky kompeticion kërkon “të njohë shkëlqimin e fotografisë nëpërmjet mikroskopit”.

Në edicionin e 48-të të konkursit, pati 1300 aplikime nga 72 vende të botës, deklaron Nikon./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here