Nga: Andrija Joviqeviq “Malesia” (1914 – 1923)
Dinosha ka qene vendi me joshes per Gruden. Ne Dinoshe eshte toka me e mire dhe mu per kte Grudasit jane munduar me cdo kusht ta bejne te vetin kte vend. Grudasit e pare, nje nga nje, kane filluar te zbresin ne Dinoshe para 250 vjeteve, duke i punuar pronat e agallareve me fitim te pergjysmuar. Pas ketyre kane zbritur te tjeret, ashtu qe kushtet e mira per jetese kane terhequr edhe numerin tjeter me te madh te Grudaseve, te cilet, qe te mos perndjeken, filluan te kalojne ne fene islame. Kjo ka mundur te jete para 200 – 250 vjeteve. Myslimanizimi i Grudasve ka zgjatur plot 100 vjet dhe ka perfunduar para 150 vjeteve. Arsyet e konvertimit te Grudaseve ne fene islame jane me shume deshira per te ruajtur vendin dhe per te pasur te sigurt ekzistencen ne te, si dhe per te qene pronare te atyre tokave te mira.
Ne Dinosh dhe Milesh ka 80 shtepi, prej te cilave 68 te besimit myslimane, dhe 12 shtepi te besimit katolike. Vendebanimet e ketij fshati rrjedhin prej te gjitha vellazerive te Grudes. Grudasit tjere jane katolike dhe dine se te paret e tyre kane patur ndonje fe tjeter. Gruda ka afer 412 shtepi. Ky eshte farefisi me i vogel i Malsise. Grudasit, per trimeri jane mbas Hotit. Grudasit e shperngulur e mbajne gjithmone lidhjen me vendelindjen dhe per seicilen nevoje gjenden prane bajrakut te Grudes.
Grudasit dikur kane jetuar ne Dheun e Zi, derisa malazezte, ne vitin 1877, nuk ua kane djegur shtepite, atehere e kane leshuar kete vend dhe qe atehere as token nuk e kane punuar, sepse kufiri i Malit te Zi ka shkuar pertej Dheut te Zi e kane zaptuar Zeqanet, por kane okupuar edhe Gruden; rreth tyre eshte bere nje lufte e gjate diplomatike, kurse ne Dhe te Zi kane ndodhur shume llahtarisje dhe luftera.
Grudasit ne kohe te vjetra kane luftuar plot tre vjet me Triepshianet. Ne ate kohe barinjte jane ngatrruar per kullosa pastaj te dy fiset kane hyre ne lufte. Ne kete lufte jane vrare 45 Grudas. Grudasit e pranojne se me shume kane humbur ata se Triepshianet, por mburren se ata u kane prere me shume koka Triepshianeve. Paria e te dy aneve e kane pare mire te keqen e luftrave mes tyre, prandaj kane nderhyre – me se shumti tek ata te cileve u eshte vrare dikush – per t’i pajtuar dhe per t’i dhene fund gjakderdhjes mes veti. Kjo ka qene para 120 vjeteve. Ne kete lufte Triepshianeve u kane ardhur ne ndihme Kucjanet, ndrersa Grudes Podgoricasit.
Pasardhesit e Gjon Sumes nuk jane martuar mes veti deri ne brezin e dymbedhjete; me vone disa vellazeri martohen mes veti. As Berishasit nuk martohen mes veti. Keto dy barqe martohen me se shumti me fiset tjera shqiptare, si dhe me Kuc, Vajzat e Kucit, qe martohen per Grudas e nerrojne fene, sepse keshtu merren vesh kur fejohen. Grudasit me qef nuk ua japin vajzat Kucjaneve, sepse nuk deshirojne qe vajzat e tyre te nderrojne fene.