Mjeshterisht ia dola me i afrue e pajtue Mul Bajraktarin e Prek Calin, dy burra ma te mire e te njoftun ne Malsine e Madhe dhe fort me randesi ne tane Shqipnine veriore.
Mosmarrveshja ishte keqkuptim ambiciesh qi kishin formue njeni per tjetrin, edhe nga nxitjet e atyne qi nuk ua dojshin te miren ose synojshin me ua zene vendin ne Malsi.
Muli e kqyrte Preken shtrembet, sepse i dukej se nuk e nderon si shtepi te pare ne Malsi, kurse Prekes i dukej se Muli ia ka vu kamen e nuk ia njeh meritat burrnore e atdhetare. Une isha e jam mik me te dy e ne bashkpunim te perhershem me ta.
Puna calonte nder male tona nga mungesa e mirkuptimit te ketyne te dyve. Mbasi i kisha pergatite mire me fjale te embla qi gjoja me mue keta flitshin gjithnji njeni per tjetrin, une veprova keshtu: ma se pari kapa Preken ne hotel e thash se asht tue e kerkue Muli. E lash me kaq e vrapova te Muli e i thash se asht tue te kerkue neper Shkoder Prek Cali. Te dy u vune ne kerkese te njeni – tjetrit derisa u gjeten e u perqafuen vellaznisht. Shkuen ne shtepi te Mulit e u shtruen miqesisht ne kuvend per gjendjen e Shqipnise dhe per nevojat e ngutshme te Malsise. Ky takim e afrim
i ketyne dy burrave te pernderuem duhej ba, sa ma pare, mbasi jemi perball disa ceshtjeve me shume rendesi ne Malsi te Madhe dhe Shkoder.
Nga: Prenk Gruda, Ditari i nje zemres se lendueme, 1937 – 1975. Detroit 1985.