Ky është një aksident i vërtetë që ndodhi më 23 korrik 1983. Ai fluturim mori pseudonimin Gimli Glider. Gjatë furnizimit me karburant të avionit ekuipazhi ngatërroi njësitë matëse. Ata menduan se po punonin me gallons amerikanë kur në fakt po punonin me litra. Pilotët e kuptuan gabimin që ishte bërë kur ndodheshin tashmë në qiell dhe kur karburanti kishte mbaruar. Ata nuk u frikësuan dhe e vendosën avionin në modalitetin optimal për të rritur rrezen e tij të fluturimit. Njëri prej tyre e dinte që baza e Forcave Ajrore Gimli ishte afër. Aty kishte një pistë të vogël. Në atë moment ajo ishte embushur me mbeturina. Piloti kontaktoi bazën dhe i paralajmëroi për uljen emergjente. Punonjësit e bazës pastruan pistën në pak minuta.