Para disa vjetësh, një gurë shahu prej fildishi u gjet në Butrintin e lashtë, që i përket shekullit VII-V p.e.s.

Për këtë gjetje me vlerë të madhe historike për kulturën tonë, kam shkruar e botuar që ahere një artikull, sepse racën tonë shqiptare e nderon së tepërmi.

Për këtë ngjarje të rrallë, ka folur edhe BBC NEWS më datën 27 korrik 2002.

Qysh në shekujt e VII-V p.e.s. shqiptarët, që banonin Butrintin e lashtë e kanë shpikur dhe e kanë njohur dhe përdorur lojën e shahut, si të parët ndër popujt e tjerë në botë në kohën e tyre. Këtë e dëshmon gjetja e gurit të shahut në Butrintin e lashtë, që datohet e shekullit 7-5 p.e.s. Kjo gjetje e shahut në Butrint, e ndryshon komplet historinë e lojës së shahut.

Loja e shahut gjer tashti mendohet se është shpikur në Indi gjatë shekullit të dymbëdhjetë dhe ka ardhë në Europë nga India.

Por gjetja e gurit të fildishtë të shahut në Butrint sjell ndryshime thelbësore në historinë e lojës së bukur të shahut. Kjo lojë është shpikur dhe përdorur nga vendasit në Butrintin e lashtë qysh në kohët e lashta. Guri i shahut menjë here u dërgua për ekspertizë në British Museum të Londrës dhe prej andej erdhi konfirmimi nga dy profesorë britanikë, që është vërtetë një gurë shahu i fildishtë.

Në elitën europiane, shahu njihet nga shekulli 12 ose 700 vjet pasi ai u gjet në Kinë, Indi dhe Persi.

Nuk dihet se ku gjendet sot guri i shahut që u gjet në Butrint, por duhet të bëhen përpjekje që ai të kthehet në vendin e origjinës.

Për këte gur shahu në Butrint është mirë të ngrihet një lapidar, që turistët që vizitojnë vendin të informohen për lojën e shahut, që është shpikur dhe përdorur nga banorët e Butrintit të lashtë.

Dyshime për këtë gjetje të rrallë dhe me vlerë të madhe historike për kulturën tonë, nuk duhet të ngjallen, sepse vërtetësia e gurit të shahut është konfirmuar nga ekspertë të njohur.

Një arkeolog i huaj, shprehu mendimin që guri i shahut mund të jetë sjellë nga romakët, që nuk mund të jetë e vërtetë sepse arkeologët, që kanë bërë kërkime në Butrint, nuk kanë gjetur gjurmë romake apo byzantine atje, që të mendohet që këta e sollën gurin e shahut në Butrint. Nga ana tjetër, përse nuk u gjendën gurë shahu në Romë ose Bizant, por u gjet vetëm në Butrint?

Mos shihni sot, kohë për të cilën rilindasi i madh Vaso Pasha ka shkruan:

Moj Shqipni e mjera Shqipni,

Kush të ka qitë me krye në hi,

Ti ke pas kenë nji zonjë e randë,

e dheut të thonin nanë.

Buthrotasit, Ilirët, maqedonët, epirotët etj., fise të një gjaku dhe gjuhe me origjinë pellazgjike në kohët e lashta parahistorike kanë qenë më të zhvilluar se romakët. Ndryshe nuk mund të ndodhte që disa prijësa ilirë u bënë perandorë të Romës, si Konstandini i Madh, Justiniani i Madh etj. dhe asnjë prijës romak nuk arriti të bëhet mbret i Ilirisë, Epirit, Dakisë etj.

Nga ana tjetër, Roma për të pushtuar Ilirinë ndërmori luftra të forta kundra Ilirisë:

-Lufta e parë Iliro-Romake ka ndodhur në vitet 229-228 p.e.s.,

-Lufta e dytë Iliro-Romake është zhvilluar në vitet 219-218 p.e.s. dhe

-Lufta e tretë Iliro-Romake është zhvilluar në vitet 168-167 p.e.s.

Të gjitha këto tregojnë fuqinë e madhe ekonomike dhe ushtarake të Ilirisë në kohët e lashta.

Sjell në mend një tjetër fakt me rëndësi të madhe: në Apolloni të Ilirisë ka qenë ngritur gjatë shekujve 7-5 p.e.s. e para Shkollë e Lartë Filosofike (High Philosophical School) ku kanë mësuar edhe perandori Romak Theodhosi dhe shumë prijësa të tjerë të kohës.

Këto janë të gjitha së bashku, dëshmi mjaft të rëndësishme dhe të pakundërshtueshme, të nivelit të lartë kulturor të Ilirisë në kohët për të cilat diskutojmë.

Luftulla Peza, Dhahran, Saudi Arabia

10 tetor 2022

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here