Donika Kastrioti, e lindur në Kaninë rreth vitit 1428, ishte një fisnike arbërore dhe gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Donika ishte e bija e princit arbër Gjergj Arianiti, anëtar i familjes fisnike Arianiti, sundimi i të cilit shtrihej përgjatë luginës së Shkumbinit dhe rrugës së vjetër Via Egnatia dhe arrinte në lindje në Manastirin e sotëm ndërsa nëna e saj, princesha Maria Muzaka ishte një anëtare e familjes fisnike Muzaka, sundimi i të cilëve ishte rajoni i Myzeqesë.

Në prill të vitit 1451, Donika u martua me Skënderbeun me të cilin patën një fëmijë, Gjon II Kastriotin. Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, Donika bashkë me djalin e saj, Gjonin, u larguan nga Arbëria drejt Mbretërisë së Napolit dhe më pas në Valencia ku ajo vdiq në vitin 1506.

📸 Në fotografi mund të shikoni një skicë të shekullit 19-të në bazë të një pikture më të hershme origjinale të shekullit 16-të (rreth vitit 1556) të Zonjës Donika Kastrioti, pikturë e cila, për fat të keq, është humbur dhe nuk ekziston më. Në këtë skicim, ju mund të shihni portretin më realist të princeshës Donika!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here