“Nuk ka qenë aspak e lehtë të ruash emrin. Ju duhet ta dini se jam i pari shtetas nga të gjitha shtetet lindore, komuniste, që nuk kam pranuar ta ndërroj emrin tim shqiptar, tregon Bekim Fehmiu. Kam qenë në Romë për xhirimet e filmit “Aventurierët” (1969), pas pesë javësh xhirimi, më thërrasin dhe më urdhërojnë të ndërroj emrin. – Jo-u them prerë. – Ky është emri im dhe unë vetëm me këtë emër do të punoj, nëqoftëse nuk pranoni ju, unë e prish kontratën e filmit me ju…”

“Atëherë pata ndërhyrje e presione nga me të ndryshmet, pasi u shkaktoja shumë dëme financiare po të largohesha nga xhirimi, sepse ishim në mes të filmit dhe ai duhet të përfundonte sa më parë. Kështu ata u detyruan të më imponohen me emrin tim shqiptar”.

https://www.facebook.com/groups/185380084871106/?multi_permalinks=5514142238661504&ref=share

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here