Në emisionin “Opinion”, drejtori i muzeut etnografik në Lezhë, Paulin Zefi tregon se si u zmadhua sipërfaqja e Serbisë dhe Greqisë, ndërsa ajo e Shqipërisë, u zvogëlua.
Teksa shpjegon hartën e ndarjes së kufijve të Shqipërisë pas Luf.tës së Parë Ballkanike, Zefi thotë se Shqipëria ka humbur me ndarjen e kufijve rreth 69% të sipërfaqes së saj.
Paulin Zefi: Në vitin 1862 territori i parë që ne kemi hu.mbur është Vranina që u fitua nga Mali i Zi. Nëse shohim sot hartën në total sipërfaqja e banuar me shumicë shqiptare ka qenë 91400 km katrorë me 2 milionë e 450 mijë banorë në vitin 1878. Ne sot kemi 28748 km katrorë dhe duhet të llogarisim që Mali i Zi aso kohe ka qenë një shtet shumë i vogël me 4405 km katrorë.
Tani kemi një Mal të Zi 13800 km katrorë. Pjesa më e madhe e këtij territori është zgjeruar në Hercegovinë në pjesën veriore dhe në pjesën jugore e lindore të territorit shqiptar. Nëse llogarisim territorin serb nga Pashalliku i Beogradit dhe Principata e Serbisë, më vonë Mbretëria e Serbisë, në total ka qenë 37500 km katrorë.
Sot kemi një Serbi me sipërfaqe 88361 km katror, por normalisht humbi Kosovën. Greqia në vitin në vitin 1878 para Luftës së Parë Ballkanike ka pasur një sipërfaqe prej 4750 km katror, sot kemi një Greqi me 132000 km katror, pra Shqipëria është gjithsej nga 91400 km katror ne jemi sot 28748 km katror. Kemi humbur 69% të sipërfaqes