FIZIKANT, FILOZOF DHE (POR) PACIFIST!

Gjeniu i relativitetit, ishte gjithashtu një politikan që trajtonte mjaft çështje të rëndësishme, si denoncimi i nazizmit dhe mbështetja e Izraelit. Me largpamësinë e tij, Albert Ajnshtajni  ka gjetur zgjidhje të jashtëzakonshme në favor të një klime më të mirë anekënd botës. Megjithatë, politikanët nuk i kanë aprovuar teoritë e shkencëtarit më të madh të shek.XX.

Për shkak të rezultatit të Luftës II për popullin e tij (hebrenjtë), ai ndjeu dëshirën të protestonte vetë si i tillë dhe të merrte kontrollin e këtij komuniteti, si dhe të shtetit të Izraelit.

Albert Ajnshtajn ishte intelektual dhe si i tillë nuk e donte pushtetin, pasi e vetmja fuqi që kërkonte ishte dija. Para se të emigronte në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1936, vetë Hitleri e kërcënoi me vdekje, prandaj e dinte se nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç arratisjes.

Politika në Izrael, pas Luftës së Dytë Botërore

Shumica e hebrenjve që shpëtuan nga kampet e përqendrimit, në fund të Luftës së Dytë Botërore emigruan në Izrael, pasi e dinin se do të gjenin siguri dhe rehati pavarësisht konflikteve të mundshme brenda Palestinës. Chaim Weizmann, presidenti i parë i Izraelit, ishte ai që e bindi qeverinë amerikane që ta njihte shtetin e ri, duke u zgjedhur në detyrë, më 16 shkurt 1949.

Ai e përmbushi këtë detyrë deri me vdekjen e tij, në vitin 1952, kur David Ben Gurion, asokohe kryeministër, deklaroi se do të propozonte Ajnshtajnin si president. Sipas David Ben Gurion, Albert Ajnshtajni ishte hebreu më i madh në botë, ndaj duhet të ishte president i Izraelit. Më 16 nëntor 1952, Gurion i shkroi një letër ambasadës së Izraelit, në Uashington.

Abba Ebn, atëherë shefi i ambasadës, ishte një i njohur i Gurionit, i cili i kishte kërkuar të zbulonte nëse Ajnshtajni do të ishte i interesuar, të bëhej president i Izraelit. Në këtë rast, ai do të duhej të emigronte menjëherë në Izrael, për të fituar nënshtetësinë si izraelit, përpara se të bëhej zyrtarisht, kandidat.

Më 18 nëntor 1952, Ajnshatajni i shkroi një letër drejtuar Gurionit, ku deklaroi për arsye të ndryshme, pse e refuzoi këtë ofertë. Mes të tjerash, ai përmendi se ishte thellësisht i prekur për konsideratën, sa edhe i turpëruar që nuk do ta pranonte.

Arsyeja ishte se ia kushtoi gjithë jetën shkencës dhe nuk kishte marrë kurrë një post zyrtar, prandaj mendonte se aftësitë e tij, nuk ishin adekuate për rolin e presidentit.

Në letër, ai shkruante:

“Jam thellësisht i prekur nga oferta e shtetit të Izraelit dhe në të njëjtën kohë, i trishtuar dhe i turpëruar sepse nuk mund ta pranoj.

Gjithë jetën, më është dashur të merrem me gjëra objektive, pra më mungon si aftësia e natyrshme, ashtu edhe përvoja për të ushtruar detyrat zyrtare.

Vetëm duke marrë parasysh këto arsye, unë nuk jam i duhuri për detyra zyrtare.

Ndihem edhe më i trishtuar nga këto rrethana, pasi marrëdhënia ime me popullin hebre, është bërë lidhja më e fortë njerëzore që kam, qyshse u bëra plotësisht i vetëdijshëm ,për situatën tonë të pasigurt midis kombeve të botës”.

Megjithatë, prej kohësh është spekuluar me arsyen e këtij refuzimi, me pretendimin se vinte për shkak të dyshimit të fizikantit në lidhje me ndarjen territoriale të hebrenjve nga arabët. Ajnshtajni ishte pacifist e kësisoj, vizioni i tij do të ishte i ndryshëm me atë të njerëzve që duhet të udhëhiqte.

Andrei Tapalaga, “History of Yesterday”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here