Isa Boletini

Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isë Boletini (Boletin, 15 janar 1864 – Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. U vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet.

U lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane, i biri i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Boletin për punë gjaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here