Evlia Çelebiu (1611-1682) ka qenë udhëtar i pasionuar, kështu që edhe viset ballkanike i ka vizituar disa herë, shpesh si sho qerues dhe person zyrtar i ekspeditave të ndryshme ushtara ke dhe të shtabeve të tyre, kështu që ka pasur mundësi të arri nte ku dëshironte. Materialet burimore që ka mbledhur në te rren, më vonë i ka vërtetuar, korrigjuar dhe plotësuar me materiale arkivore dhe me të dhëna nga regjistrimet e ndrysh me osmane, ose me materiale që ka marrë nga gjykatat. Pra ndaj, udhëpërshkrimet e tij kanë vlerë dokumenti, të cilit mund t’i jepet besim i plotë, kuptohet me ndonjë korrigjim të mund shëm në raste konkrete.
Viset nga Sarajeva e Novi-Pazari deri në Shkup, Ma nastir e Sofje, Çelebiu i ka vizituar në vitin 1660 e 1661, ndërsa disa vise në territorin e sotëm të Shqipërisë, pastaj Gjakovën etj., në vitin 1662. Në disa nga këto vise ka qenë edhe në vitet 1664 dhe 1670. Të dhënat për viset jugore të Ballkanit gjenden në vëllimet V, VI e VIII të Udhëpërshkrimit (Sejahatnamese). Ja çka thotë E. Çelebiu për disa vise e vend banime, të cilat i morëm në shqyrtim me këtë rast.
Novi-Pazari (Jeni Pazar) ka 40-50 mëhallë, 23 xhami, 11 shkolla fillore, 2 teqe, 2 musafirhane, 49 kroje, shumë hane, 3000 shtëpi me kopshte të bukura, 1110 dyqane e punishte, 2 hamame, 2 saraje të njohura, 2 kuzhina popullore dhe 7 kisha të ortodoksëve dhe të katolikëve. (Këto të dhëna për Novi -Pazarin gjenden në faqet 265-268 të librit në fjalë).
Mitrovica (f. 268-269) nuk paraqitet në Udhëpërshkrimin e Çelebiut me ndonjë element të rëndësishëm, ndërsa për Zve çanin ai thotë se ka 300 shtëpi, 1 xhami, 1 han, 1 hamam e disa dyqane.
Vuçitërna (f. 275-277) atëherë ka pasur 2000 shtëpi, 1 xhami, medresenë, disa teqe e mejtepe dhe hamamin. H. Sha banoviqi këtu bën një vërejtje (në shënimin nr. 7) dhe thotë se Vuçitërma ka pasur disa xhami të vjetra edhe në atë kohë. nga të cilat edhe sot ekzistojnë 2 prej tyre – xhamia e Gazi Ali-beut dhe ajo e Karamanogullarit, të ndërtuara më 1444. Çelebiu pastaj shkruan se «Popullsia e këtij qyteti është po pull i Rumelisë. Ata nuk dinë të flasin boshnjakçe, por flasin shqip e turqisht». Qyteti ka rrethina të pasura me vreshta e pemishte, ndërsa popullsia është shumë mikpritëse.
Me këtë rast Çelebiu përshkruan edhe tyrben e sulltan Muratit, afër Prishtinës. Ai thotë se paska ndërhyrë persona lisht te pashai për mirëmbajtjen e kësaj tyrbeje, e kështu po pullsia myslimane, që banonte në ato fshatra, e rrethoi me
mure, dhe u caktua tyrbetari (roja e tyrbes). Banorët e Vuçi tërnës veshin cohë, qyrk dhe fes të kuq me turban- (shall), ngjeshin shokën e në shokë mbajnë thikën. Ata mbajnë tirq të ngushtë të kuq me sumbulla argjendi dhe pantofla kaba dije. Këto të dhëna Çelebiu i shënoi në vitin 1660.
Prishtina (f. 277-279) ka 2060 shtëpi të zbukuruara me kopshte, bahçe, vreshta e mure oborri. Midis ndërtesave shumta dallohen konaku i Allajbeut dhe gjykatorja. Qyteti ka 300 dyqane e 11 hane tregtare. Një nga këto hane (ai i Haxhi -beut) kishte një pllakë me mbishkrimin Ky han është ndër tuar më 1032» (do të thotë më 1622, siç e shpjegon H. Shaba noviq në shënimin 15). Ndër xhamitë e Prishtinës më tepër vizitohej xhamia e sulltanit (e Fatihut). Kjo xhami është edhe sot në gjendje të mirë. Pranë kësaj xhamie, thotë Çelebiu, është hamami i sulltan Mehmetit. Ky hamam ekziston edhe sot, i shndërruar në banjo publike të qytetit. Qyteti ka shu më bahçe e vreshta. Popullsia është mikpritëse, kështu që i huaji nuk mbetet asnjë natë pa u konak.>> ftuar nga ndokush në
Kaçaniku (f. 278-280) ka një kështjellë të bukur e të for ishte të, thotë Çelebiu, të cilën e ka ndërtuar Sinan Pasha, pushtue si i Jemenit. Për Sinan Pashën H. Shabanoviqi këtu jep një shpjegim të hollësishëm, duke vënë në dukje se ai shqiptar, i lindur në fshatin Topojan (Lumë), se ka pasur po zita të larta ushtarake e politike (vezir i madh etj.), dhe ka vdekur më 1594, kur ishte 93 vjeç. Shtëpitë e Kaçanikut, tho të E. Çelebiu, ndodhen brenda mureve të kalasë (ato të famil jeve ushtarake) dhe jashtë këtyre. Mbi derën e një xhamie është shënuar viti 1600, që tregon kohën e ndërtimit të saj. Kaçaniku ka një teqe, një shkollë fillore, një han të madh dhe një hamam.
Novobërda (f. 308) edhe atëherë ishte minierë, nga e cila nxirrej argjendi dhe priteshin monedha. Autori thotë se në saje të kësaj miniere popullsia është pasuruar shumë. Ai shton se sekretar i kësaj miniere është një poet i njohur, i qu ajtur Zuhri Efendiu, me origjinë nga Kaçaniku.
Gjakova (f 341) gjendet në territorin Sanxhakut të e Dukagjinit. Është vend i bukur dhe ka 2 000 shtëpi, 2 xha mi të mëdha, disa xhami të vogla dhe hane të mbuluar me plumb. Ka banjën publike në një ndërtesë të bukur dhe 300 dyqane plot me mallra të ndryshme. Çelebiu pastaj thotë se Gjakova ka klimë të këndshme.
Mjerisht, në Udhëpërshkrimin e E. Çelebiut (të paktën në këtë vëllim të tij) nuk përmendet Prizreni, për të cilin ky vrojtues syprehtë do të kishte shumë për të thënë. Ai për Prizrenin e Pejën thotë vetëm se këto qytete gjenden në Sanxhakun e Dukagjinit.
(Shkëputur nga Gjurmë e Gjurmime nga Mark Krasniqi) /Trungu & InforCulture.info