Detyra matematikore që u shpërnda në internet është bërë edhe një herë virale në Twitter sepse përdoruesit nuk po bien dakord për zgjidhjen e saj.

Ekuacioni duket i thjeshtë dhe i qartë: 8 ÷ 2 (2 + 2) =?

Nuk ka operacione të pazakonta ose numra konfuzë, por njerëzit janë akoma të hutuar sepse disa pretendojnë se zgjidhja është 16 dhe disa se zgjidhja është 1.

Matematikane të ndryshëm japin rezultate të ndryshme. Pyetja është cili veprim duhet kryer i pari, pjestimi apo veprimi brenda kllapave?

Sipas rregullave të algjebrës, përgjigja duhet të jetë 16 sepse kllapat zgjidhen së pari, dhe pjesëtimi dhe shumëzimi kanë të njëjtin përparësi, kështu që problemi zgjidhet nga e majta në të djathtë.

Disa argumentojnë se ekuacionit i mungojnë disa kllapa që do të lejonin njerëzit të dilnin me zgjidhjen e duhur.

Mund të keni (8 ÷ 2) x (2 + 2), e cila do të ishte e barabartë me 16, ose mund ta shkruani si 8 ÷ [2x (2 + 2)], që do të ishte e barabartë me 1.

Të dyja këto mundësi sigurisht që do të ishin më të thjeshta, por ndoshta atëherë detyra nuk do të bëhej hit në internet. Jepni mendimin tuaj….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here