Një mesazh brenda një shisheje u hodh në liqenin e Michiganit në SHBA, për t’u gjetur tre muaj më vonë, shkroi Upi të mërkurën.

Shishja kishte udhëtuar për mbi 150 kilometra, derisa u gjet nga Joanie Giusto, kur po lundronte me varkë në brigjet Racine.

“Me bashkëshortin ishim në varkë dhe burri shikoi diçka në ujë dhe tha: O Perëndi, duket si mesazh në një shishe”, deklaroi ajo, duke shtuar se kur hapën shishen, mesazhi brenda ishte “zbehur” dhe u lexua vetëm fjalia “më mungon”.

“I thash burrit se dua ta di sa kohë ka qenë kjo shishe në ujë dhe e kujt është. U ndjeva keq sepse kushdo që e kishte shkruar, padyshim ka humbur dikë që donte”, shtoi ajo, transmeton Koha.

Joanie bëri një veprim më të pazakontë.

Mori një letër dhe shkroi: “Gjithmonë kujto që je më e guximshme sesa beson, më e fortë se sa që dukesh, më e zgjuar se sa mendon dhe dashuron më shumë se sa di. Bëj diçka të mirë për dikë sot”. Mesazhin e futi në shishen që e kishte gjetur dhe e hodhi sërish në ujë.

Rrëfimi nuk mbaron këtu.

Shishen e njëjtë, sipas Upit, e gjeti një grua tjetër, e quajtur Toni Machuk.

“E pashë dhe e mora. Kur ngrita kokën, falënderova Perëndinë që më dha mundësinë ta gjeja”, deklaroi Machuk.

Ajo e publikoi ndodhinë në Facebook. Postimin e pa gruaja e mesazhit, Joanie Guisto.

“Po kërkoja në Facebook dhe krejt papritur, shoh një foto të mesazhit tim me shishe. Nuk mund ta besoja”, tha ajo.

Gratë deklaruan se shpresojnë që të takohen verën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here