Jeni kuriozë të dini se cila video është më e shikuara në YouTube në vitin 2021? Mund të duket e pabesueshme, por videoja më e shikuar në YouTube që u postua në vitin 2021 vjen nga ylli i njohur amerikan i rrjeteve sociale, Mr Beast.

Quhet “I Spent 50 Hours Buried Alive”, (Kalova 50 orë i várrósur gjallë)” dhe është postuar më 27 mars 2021. Siç sugjeron titulli, blogeri i lindur në Kansan u varros nën tokë për të zbuluar se si do të ishte vërtet të varroseshit të gjallë.

Ai u shtri në një arkivol i cili ishte i mbuluar me dhè për 50 orë, që është pak më shumë se dy ditë të tëra, me vetëm një kamerë, ujë dhe një walkie-talkie, në mënyrë që të mund të kontaktonte me miqtë e tij që e ruanin nga lart. Videoja ka mbi 153 milionë klikime dhe ky numër po rritet çdo ditë e më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here