Çmimi i saj është 777,000 Dollarë por kompania shpreson të ulë çmimin në të ardhmen
Motoçikleta e parë fluturuese në botë ka bërë debutimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky automjet është i aftë për të fluturuar për 40 minuta dhe ka një shpejtësi deri në 62 milje në orë.
“Ndjehem sikur jam një 15 vjeçar dhe sapo dola nga Star Wars dhe po lëviz në motoçikletën e tyre. Dua të them, është e mrekullueshme!”
Thad Szott,është një nga amerikanët e parë që bëri provën e parë me motoikletën moderne.
“Mendoj se kjo është e ardhmja ,apo jo? Mendoj që duhet të fillojmë me transportin e mallrave ,ndoshta me dron dhe mendoj se tani është gati për botën e sotme. Jam pak në ankth për të parë nëse mund të shkojmë nga lagjja në lagje. Të shohim se si do të shkojë”.
Kjo motoçikletë ka një çmim prej 777,000 Dollarësh megjithatë kompania shpreson ta ulë koston në 50,000 Dollarë për një version më të vogël elektrik deri në vitin 2025.
Klan News