Nga J. Bradford Delong

Më 6 shtator, shtëpia botuese “Basic Books” nxjerr në treg librin tim të ri “Rrugëtimi i vështirë drejt utopisë”, një historia e “shekullit të gjatë XX”, nga viti 1870 deri në 2010-ën. Aty unë argumentoj se pse ka ardhur koha të ndryshojmë mënyrën e të kuptuarit se ku nis realisht historia globale e ekonomisë.

Disa mund të përmendin vitin 1076, kur Kontradikta Evropiane e Investimeve, çimentoi idenë se ligji duhet të kufizojë edhe më të plotfuqishmit, në vend që të jetë thjesht një mjet në dispozicion të tyre. Një vit tjetër me rëndësi është edhe 1450, kur shpikja e shtypshkronjës sëlëvizshme nga Gutenberg si dhe Rilindja Evropiane, krijuan terrenin për ardhjen e epokës sëIluminizmit.

Dhe pastaj është edhe viti 1770, kur nisi Revolucioni Industrial. Nuk mund të vihet nëdyshim rëndësia e asaj që përfaqësojnë këto data. Por unë vetë zgjodha vitin 1870, pasi ai ka akoma më shumë rëndësi së të tjerët. Është momenti ku nisi të funksionojë laboratori i kërkimit industrial, korporata moderne dhe globalizimi i plotë.

Këto ishin institucionet që do të diktonin përparimin teknologjik, deri në dyfishimin e madhësisë së ekonomisë globale pas çdo gjenerate. Dhe kjo është në përgjithësi ajo që ndodhi gjatë viteve 1870-2010. Ky ritëm i paprecedentë i përparimit teknologjik, i dha njerëzimit fuqinë për ta shpërfillur më në fund parashikimet e zymta të Maltusit.

Rritja e popullsisë, nuk do të zhbënte më fitimet nga produktiviteti, për ta mbajtur botën të varfër. Inovacionet në teknologji, metodë dhe organizim, mundësuan zgjerimin e “byrekut ekonomik”, në mënyrë që të gjithë të kenë mjaftueshëm.

Kjo do të thoshte se qeverisja nuk do të funksiononte më kryesisht si një makineri për nxjerrjen e burimeve, me anë të së cilës elita mund të rrëmbejë “mjaftueshëm” copa nga “byreku” me përmasa të pamjaftueshme për vete. Përkundrazi, qeveria dhe politika mund të fokusoheshin realisht drejt krijimit të një bote vërtet humane.

Trajektorja teknologjike e pas vitit 1870, e tejkaloi me shpejtësi çdo gjë që njerëzimi kishte imagjinuar deri në atë moment se do të nevojitej për arritjen e utopisë. Me zgjidhjen e problemit të pjekjes së një “byreku ekonomik” mjaftueshëm të madh, dukej se kishte marrëfund pjesa më e vështirë.

Gjithçka që duhej të bënte njerëzimi, ishte të kuptonte se si ta ndante, dhe më pas ta shijonte “byrekun” . Pra si ta shndërronim aftësinë tonë teknologjike në një jetë të lumtur, të shëndetshme dhe të sigurt për të gjithë. Këto probleme do të zgjidheshin edhe më shpejt, apo jo?

Në fakt, problemet e prerjes dhe shijimit të një “byreku ekonomik” në rritje të shpejtë, na kanë shqetësuar vazhdimisht. Për të kuptuar pse nuk kemi qenë kolektivisht në gjendje ta kuptojmë siç duhet, unë do të përmendja 4 mendimtarë të shquar në këtë fushë.

I pari është ekonomisti me origjinë austriake Jozef Shumpeter, që shpjegoi se si teknologjia moderne gjeneron pasuri të pamasë, përmes një procesi të “shkatërrimit krijues”. Përparimi teknologjik dhe ai ekonomik, kërkon që industritë e vjetra, profesionet dhe modelet shoqërore të shkatërrohen rregullisht, për t’‘i hapur rrugë krijimeve të reja.

Pa dyshim që ky proces mund të jetë i dhimbshëm. Por kjo është gjithashtu arsyeja pse ka pasur më shumë ndryshime teknologjike që nga viti 1870 e deri më sot, sesa midis viteve 6000 Para Erës Sonë dhe vitit 1869. Mendimtari i dytë është Fridrih Engels, që përpunoi modelin marksist të superstrukturës në ekonomi.

““Superstruktura” përshkruan të gjithë shoqërinë, me rrjetet e saj personale, modelet sociologjike dhe institucionet politike, kulturore dhe më e rëndësishmja ekonomike. Sado të rëndësishme që janë këta elementë, që të gjitha ata mbështeten dhe duhet të jenë në përputhje me “bazën” teknologjike themelore të prodhimit.

Në çdo moment që nga viti 1870, çfarëdolloj softueri sociologjik që përdorte një shoqëri e caktuar, do të vjetërohej në mënyrë të pashmangshme, dhe do të rrëzohej brenda hapësirës së50 viteve, për shkak të ndryshimeve në harduerin themelor, të cilat nga ana e tyre u nxitën nga “shkatërrimi krijues” shumpeterian.

Mendimtari i tretë, është një ekonomist tjetër me origjinë austriake, Fridrih Von Hajek. Pikëpamja e tij bazë ishte se ekonomia e tregut, është një mekanizëm i pakrahasueshëm për krijimin e inovacionit dhe mobilizimin e fuqisë së trurit njerëzor për ta bërë botën më të pasur (me kushtin që të zbatohen të drejtat e pronës).

Por Hajek paralajmëroi se këto përfitime vijnë me një kosto të tmerrshme:nuk mund të pritet që tregu të ofrojë asnjë formë të drejtësisë sociale. Ai besonte fort se çdo përpjekje për të menaxhuar apo rregulluar tregun me qëllime të tilla në mendje, jo vetëm që do të dështonte, por do ta minonte aftësinë e tregut për të bërë atë që bën më së miri.

Kështu doktrina e tij krijoi moton:”Tregu jep, tregu merr:Bekuar qoftë emri i tij!”. Çdo gjë tjetër do të na vendoste në “rrugën drejt robërisë”. Më në fund, antropologu ekonomik hungarez Karl Polani, pa se vizioni i Hajek për një utopi të dhuruar nga tregu ishte i paqëndrueshëm për shkak të të qenit çnjerëzor.

Njerëzit duan të kenë një zë mbi vendimet se si përdoren burimet e shoqërisë së tyre. Ata do të kërkojnë që të ardhurat e tyre – por edhe të të tjerëve – të arrijnë një nivel minimal dinjitoz,dhe do të presin një shkallë të caktuar stabiliteti. Njerëzit priren t’i rezistojnë idesë se modeli i tyre i jetës, mund të shkatërrohet edhe nga vetëm ndonjë kozmopolit që i maksimizon fitimet e tij në anën tjetër të botës.

Për mirë a keq, të tillë janë njerëzit. Nëse të drejtat e pronës, janë vërtet të vetmet të drejta që kanë rëndësi, politika dhe shoqëria do të futen në një ngërç. Të katër mendimtarët na japin mundësi të kuptojmë pse nuk kemi qenë në gjendje t’i përdorim aftësitë tona teknologjike për të ndërtuar një botë të barabartë dhe të lumtur.

Sigurisht, diagnoza është vetëm gjysma e betejës (dhe ndoshta më pak). Detyra e gjeneratave të ardhshme, është ta kuptojnë se si të bëhen aq shumë të aftë në prerjen dhe shijimin e “byrekut ekonomik”, siç ishin gjeneratat e mëparshme që e bënë atë më të madh.

Shënim:J.Bradford DeLong, profesor i ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë, dhe bashkëpunëtor i  Byrosë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike. Më herët ka qenëzëvendës/ndihmës Sekretar i Thesarit i SHBA-së gjatë administratës së Bill Klintonit. / “Project Syndicate” – Bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here