Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), paralajmëroi të martën për një rrezik “shumë të lartë” të përhapjes së kolerës në të gjithë Sirinë, pasi vendi regjistroi rastet e para që nga viti 2009.

“Rreziku i përhapjes së kolerës në provincat e tjera është shumë i lartë,” tha OBSH, pasi rastet u regjistruan në të paktën pesë nga 14 provincat e vendit, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

“Burimi i infeksionit mund të lidhet me njerëzit që pinë ujë nga burime të patrajtuara”, ose “ndotje e ushqimit për shkak të ujitjes së bimëve me ujë të kontaminuar”, rithekson OBSH në një deklaratë.

Siria raporton tri vdekje nga kolera dhe mbi 24 raste të reja të konfirmuara me infeksion

Të shtunën, autoritetet kurde raportuan tre vdekje në zonat e Sirisë veriore dhe lindore nën kontrollin e tyre. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here