“Teletubbies” mbetet një ndër serialet ikonë për fëmijë, ku shumë prej atyre që e kanë ndjekur, akoma e kujtojnë fytyrën e lumtur së foshnjës Diell (Sun Baby).

Foshnja Diell në serial, Jess Smith tani është bërë një zonjushë dhe është në të njëzetat e saj. Ylli luajti rolin “Sun Baby” për 4 vjet, midis viteve 1997 dhe 2001.

Në foto: Jess Smith

Ky imazh është fiksuar në momentin kur producentët e lanë foshnjën e vogël të ulur para një pasqyre dhe përballë kishte kamerën, teksa shikonte dhe i buzëqeshte të atit të saj. Për fat të mirë, momenti i ëmbël e bëri fëmijën Jess të qeshte aq shumë, saqë ajo u përfshi menjëherë në rolin e “Sun Baby” të serialit.

Në foto: Jess Smith

Jess Smith ishte Dielli i ndritshëm që shumë prej nesh kujtojmë nga fëmijëria jonë, por mesa duket do të kemi edhe një Teletubbies të re, pasi seriali do të rikthehet me një kastë krejtësisht të re.

Netflix njoftoi së fundmi rinisjen surprizë të shfaqjes ikonë për fëmijë më 14 Nëntor./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here