Sofi Frojdi ishte delja e zezë e familjes. Feministe dhe shumë kritikuese ndaj teorive të gjyshit, ajo pati një jetë shumë interesante. Ata që ndoqën leksionet e Sofi Frojdit në Kolegjin Simmons (sot Universiteti “Simmons”) në Boston u befasuan. Ish-profesoresha e psikosociologjisë njihej më së shumti për hedhjen e themeleve të feminizmit në fushën e punës sociale. Dhe nëse kishte diçka që ajo e bënte shpesh, ishte kritika e shumë prej teorive të gjyshit të saj të famshëm./Konica.al

Sofi Frojdi ishte vajza e avokatit Zhan Martin Frojdi dhe logopedistes Ernestine Drucker. Babai i saj
ishte djali i madh i Sigmund Frojdit. Që në moshë të re, ajo u detyrua të largohej nga hija e nazizmit që rrënoi Evropën, për të rindërtuar jetën në Shtetet e Bashkuara. Pikërisht këtu, sipas fjalëve të saj, ajo “u rrit në një geto hebreje të nivelit më të mirë”. Hija dhe detyrimi thuajse i nënkuptuar i Frojdit për të marrë trashëgiminë e tij e përndoqën një pjesë të mirë rinisë së saj. Megjithatë, Sofi Frojdi ka qenë gjithmonë delja e zezë e familjes. Jo vetëm që nuk ishte e formuar në psikanalizë, por nuk besonte në teoritë e saj, madje nuk shkoi kurrë në terapi.

Karakteri, marrëdhënia me gjyshin dhe këndvështrimi kritik ndaj kësaj shkolle klasike të psikologjisë, e bënë Sofinë një figurë shumë të veçantë. Ajo u nda nga jeta në qershor të vitit 2022, në moshën 97-vjeçare.

“Kur isha fëmijë në Vjenë, e vizitoja gjyshin çdo të diel. Nuk më vuri në prehër, nuk më foli, nuk më dha karamele. Qëndronte atje, i heshtur”.

Sofi Frojdi ishte profesoreshë në “Simmons College”, një universitet i Bostonit. Gjithashtu, ka dhënë mësim për punë sociale në Kanada dhe disa vende evropiane, si dhe ka recensionuar libra për “American Journal of Psychotherapy”. Siç mund ta imagjinojmë, kishte shumë studentë që përpiqeshin të ndiqnin kurset e saj të psikosociologjisë. Megjithatë, ajo gjithmonë e ka bërë të qartë: “Unë jam një Frojd, por nuk jam një frojdiane”. Që në fillim, ajo nuk pranoi të ndiqte gjurmët e mbiemrit të saj të famshëm. Ndoshta për marrëdhëniet e trazuara mes prindërve, për mosmarrëveshjet që shpreheshin brenda familjes. Gjyshërit, xhaxhallarët dhe të afërmit e tjerë përbënin një strehë shumë të zhurmshme, problematike dhe të karakterizuar nga dallime të dukshme. Siç shpjegoi dikur në një intervistë në “The Boston Glove”: “Unë jam shumë skeptike ndaj një pjese të madhe të psikanalizës, mendoj se është shumë narcisiste dhe se gjyshi im ishte një profet i rremë i shekullit të 20-të”.

Sofi Frojdi kujton, kur si fëmijë vizitonte gjyshin çdo të diel. Ai e përshkroi atë si një njeri me pak përzemërsi, një figurë madhështore dhe e ftohtë, që nuk fliste shumë. Po ashtu, ishte një person që jetonte me dhimbje për shkak të kancerit të gojës të shkaktuar nga varësia ndaj duhanit. Mendojmë gjithashtu se vitet e fundit të babait të psikanalizës ishin veçanërisht të vështira. Neglizhenca për të ndjekur terapinë, ia zgjati vuajtjen drejt një kufiri thuajse çnjerëzor. Përveç kësaj, siç zbulojnë studime të ndryshme, ai ka shumë të ngjarë të ketë vdekur nga eutanazia. Sido që të jetë, mbesa pranon se humbja e gjyshit ka lënë gjurmë, por falë karakterit të vendosur dhe të pavarur, ajo e kapërceu shpejt atë boshllëk. Përfundimisht, ajo dhe nëna e saj Esti arritën të distancohen nga klani i Frojdit dhe të kenë një jetë mjaft të rehatshme në Shtetet e Bashkuara./Konica.al

“Sigmund i tha të birit, se gruaja me të cilën kishte rënë në dashuri, Esti Druker, ishte shumë e
bukur dhe magjepsëse për familjen”.

Një pjesë e punës së Sofi Frojdit në universitet iu kushtua kërkimit. Në vitin 1970, ajo filloi të rishikonte punën e gjyshit mbi gratë dhe narcisizmin. Pas shumë intervistave, kundërshtoi Sigmund Frojdin në pretendimin e tij se vetëm burrat demonstrojnë “pasion të vërtetë”. Edhe gratë janë konkurruese, të vendosura dhe luftojnë për qëllimet e tyre si gjinia mashkullore. Studimi i pasionit tek femrat ishte një nga temat e saj të preferuara, po edhe promovimi i të drejtave të grave në universitete dhe lufta kundër një realiteti tjetër shumë të zakonshëm të asaj kohe. Sofi Frojdi hodhi themelet sociale, që vajzat e reja të kuptojnë se të ngelurit shtatzënë dhe të jesh nënë, nuk duhej të kufizonte edukimin e tyre. As për punën dhe aspiratat profesionale. Sofi Frojdi fitoi refuzimin e familjes shumë herët. Halla, Anna Frojdi, një
psikanaliste dhe trashëgimtare besnike e teorive të babait të saj, e shihte negativisht lëvizjen personale që tregonte gjithmonë mbesa e saj rebele. Megjithatë, asaj nuk i interesonte të ishte delja e zezë e familjes. I konsideroi shumë teori themelore të psikanalizës si të vjetruara, si zilia ose koncepti i transferimit. Po ashtu qe shumë kritikuese ndaj pikëpamjes patriarkale të gjyshit të saj për seksualitetin femëror.

Figura e gruas në strukturën teorike të psikanalizës ishte, sipas mendimit të saj, poshtëruese. “Gruaja, – thoshte Sigmund Frojdi, – kundërshton ndryshimin dhe pranon në mënyrë pasive pa shtuar asgjë. Po kështu, mashkulli është anatomikisht superior, ndaj gruaja ndjen zili për penisin e mashkullit, duke kuptuar vetëm një fëmijë mashkull”. Këto parime frojdiane u refuzuan gjithmonë, nga Sofi Frojdi. Psikosociologia feministe dhe interesante u largua nga kjo jetë vetëm para pak muajsh. Trashëgimia dhe figura e saj përbëjnë padyshim një kanavacë shumë sugjestive për historinë e psikanalizës./Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here