Në një sit arkeologjik në Poloni janë zbuluar mbetjet e një ‘vampiri’. Ekspertët kanë gjetur një trup femre me një drapër përgjatë fytit.

Drapëri nuk ishte vendosur në tokë, por në qafë në një mënyrë të tillë që nëse e vdekura do të ngjallej, do të ishte prerë ose plagosur”, shpjegon një profesor nga Universiteti Nikolas Kopernik.

Trupi u zbulua në një varrezë të shekullit XVII në fshatin Pien në Poloninë juglindore. Ajo mbante një kapuç mëndafshi në kokë, që tregonte një status të lartë shoqëror dhe kishte stërdhëmbësh. Çuditërisht, në një prej gishtave të saj të këmbës ndodhej një dry.

Sipas profesorit Dariusz Polinski, dryni në këmbën e majtë simbolizonte “mbylljen e një faze dhe kthimin e pamundur”. “Mënyrat për t’u mbrojtur nga ringjallja e të vdekurve përfshinin prerjen e gjymtyrëve, pozicionimin me fytyrë nga toka që të kafshonin dheun, djegien dhe shtypjen me gurë”.

Vampirët dhe zombit ishin pjesë e kulturës mesjetare që derivonin pjesërisht nga sëmundjet ngjitëse si kolera./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here