Qeni më i vjetër në botë, i cili është shënuar në Librin e rekordeve të Guinnessit, quhet TobyKeith
Pronarja e tij, Gisela Shore e ka adoptuar kur i ka pasur vetëm disa muaj, ndërsa gjatë jetës së tij është kujdesur për shprehitë e tij të përditshme dhe për ushqimin, gjë që në masë të madhe ka pasur ndikim edhe në jetëgjatësinë e tij.
Nëse krahasohen me vitet e njerëzve, qeni më i vjetër në botë aktualisht i ka 21 vjet.
Ka lindur më 9 janar 2001, kur është sjellë në strehimoren Peggy Adams, ku Gisela ka bërë punë vullnetare, pasi që çifti nuk dëshironte të kujdesej më për të.
Jetëgjatësinë e kanakarit të saj pronarja e shpjegon me gjenetikën e mirë, ushqimin e shëndetshëm dhe ngrohtësinë e shtëpisë, e cila ajo ia ofron tashmë më shumë se dy decenie.https://www.instagram.com/reel/CcWLR-wDtD4/embed/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Feshte-shpallur-qeni-vjeter-ne-bote-ky-eshte-sekreti-jetegjatesise-se-tij%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A8813.599999999627%2C%22ls%22%3A4432.699999999255%2C%22le%22%3A8324.799999998882%7D
Duke pasur parasysh se jetëgjatësia e një Chihuahua është midis 12 dhe 18 vjet, Gisela kuptoi se kanakari i saj mund të ishte më i vjetri në botë kur të mbushte dy dekada.
– Toby është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore për moshën e tij. I pëlqen të flejë – tha pronarja e tij, gjithashtu zbuloi se Toby është jashtëzakonisht i shoqërueshëm dhe kalon kohë me miqtë e tij – bulldogun amerikan shtatëvjeçar Luna, qenin kinez me kreshtë Lala dhe papagallin 32-vjeçar Koki.
Toby zgjohet çdo mëngjes në orën 6:30 dhe bën shëtitje të rregullta. Pavarësisht se ka një sëmundje të zemrës, ajo nuk e prek atë.
Qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë në Librin e Rekordeve Guinness ishte një bari australian i quajtur Bluey, i cili lindi më 1910. Ai jetoi një pleqëri të pjekur, pasi kishte mbushur moshën 29 vjeç, e kishin vunë në gjumë. /Telegrafi/