Në shoqërinë tra.dicionale shqiptare, veçanërisht ndër banorët e zonave malore të veriut, mund të takoje në rrugë edhe njerëz me rroba të caktuara të veshura së prapthi, madje në mënyrë të dukshme.

Një “modelim” i tillë i të veshurit në mjediset publike nuk dëshmonte pakujdesi. Përkundrazi, veshjet jo nga e mbara qëllimisht përcillnin mesazhe të ndryshme që kishin të bënin me hidhërimin më të thellë dhe me gëzimin më të madh për familjen ose fisin.
Veshja e gu.nës së pra.pthi ndër mirditorët dë.shmonte simbolikisht se personi mbante zi për vdekje mjaft të hi.dhur të një pjestari të familjes ose të një të afërmi në moshë të re, vdekje e cila kishte shka.ktuar zbra.zëti të madhe problematike për familjen, fisin dhe më gjerë. Përgjithësisht një mesazh i tillë përfor.cohej nga fytyra e ngry.sur ose siç cilësohej në disa krahina, “çehrja e vrarë” e personit më gu.në së prapthi.

Në rrugët e krahinave fshatare mund të takoje edhe burra të veshur shumë mirë, me fytyrë të qeshur të cilët kishin veshur diçka së pra.pthi dhe përgjithësisht e eksp.ozonin këtë element të mbra.pshtësisë. Veçanërisht në krahinën e Kelmendit, një rrobë e tillë e veshur së prapthi nga një burrë, sim.bolikisht identifikonte se ai në rolin e shkesit po shkonte të kërkonte dorën e një vajze për ta martuar me djalin e ndonjë të afërmi ose miku të tij.

Sipas një besty.tnie mjaft të përhapur ndër shqiptarët, në rrethana të tilla veshja së prapthi e ndihmonte shkuesin “t’i shkonte shkuesia mbarë”.

Kjo bestytni ishte pjesë e një mendësie të përhapur gjerësisht në shoqërinë tra.dicionale shqiptare, sipas së cilës në çaste të rëndësishme të gëzimeve vetjake e familjare, si lindja e fëmijës, fejesa, martesa, etj…duke kthyer diçka vetë së pra.pthi, personi në fjalë ose familjarët e tij i presin ho.vin vru.llit të mbra.pshtësive që mund të kërcënojnë jetën, ha.rmoninë bashkëshortore, familjare etj.

Duke qenë se kryente funksione shoqërore shumë të rëndësishme, në shoqërinë shqiptare paramoderne, miku ishte mjaft i nderuar, gati si Perëndi.

Mikpritësit ruanin me kujdes jo vetëm ar.mën e mikut, por edhe këpucët e xhaketën që ai i hi.qte për të qenë më komod. Mirëpo në kra.hinat veriore, veçanërisht në zonën e Dibrës, mund të ndodhte që mikut t’i ktheheshin këpucët përm.bys

Përmbysja e këpucëve ishte ndoshta e vetmja formë e “dhu.nimit” të mikut që tolerohej prej tij dhe prej banorëve të fshatit, të krahinës etj. Kthimi i këpucëve përm.bys sim.bolikisht shprehte qortimin e mikpritësve, bazuar në normat kanunore, për faktin se miku kishte dhunuar rregullin kulturor, sipas të cilit nuk lejohej që nga pjesmarrja në një ceremoni varrimi të trokiste si mik në derë të kujdo tjetër.

Në paragrafët 1367-1368 te Kanuni i Dibrës thuhet: “Ata që kthehen nga varrimi nuk duhet me shkue askund tjetër, veçse në shtëpi të vetë, ku lajnë duert e pastrojnë ftyrën me ujë të ngrohtë. Atij që të vjen në shtëpi dret e nga varrimi i dikujt, duhet me ia kthye opingat përm.bys, kur t’i heqë me u ulë në odë”.

Sipas bestytnive të përhapura gjerësisht në shoqërinë tra.dicionale shqiptare, përmbysja e këpucëve të mikut ishte ma.së mbrojtëse, e cila nuk lejonte mënxyrën të shkonte nga varrezat në shtëpinë e mikpritësit.

Në këto rrethana shoqërore no.rmat kulturore kan.unore ia njihnin mikpritësit të drejtën të vetëmbrohej nga ga.bime ose veprime të tilla qëll.imliga të mikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here