Ky peshk “përbindësh” i ka shpëtuar kapjes, pavarësisht se autoritetet kulluan një liqen të tërë në mes të paralajmërimeve se mund t’i sulmojë njerëzit.

Turma të mëdha kanë shkuar për ta gjuajtur aligatorin “garzë”, një peshk pushtues i ujërave të freskëta në formë siluri me dhëmbë të mprehtë, raporton Mirror.

Miliona të tjerë po ndjekin lidhjet e drejtpërdrejta nga “influencerët” në kërkimet që po bëhen tek liqeni Yechlan në pjesën qendrore të Kinës, transmeton Telegrafi.

Krijesa e cila besohet se është të paktën 62 centimetra e gjatë, për herë të parë u pa në mesin e qershorit nga një banor i qytetit Ruzhou.

Por që “garzë” mund të rritet deri në 3 metra, dhe origjina e saj daton prej para më shume se 100 milionë viteve, kjo sipas regjistrave të fosileve.

Ato për herë të parë u sollën në Kinë nga SHBA-të si kafshë shtëpiake, por që shumë njerëz i lëshuan ato në ujëra pasi ato u bënë shumë të mëdha.

Autoritetet kineze thanë se “garzë” i pakapshëm tani paraqet rrezik potencial ndaj ekosistemeve dhe njerëzve.

Dangen Gu, një ekspert i ekosistemeve ujore tek Institutin e Kërkimeve të Peshkimit në Lumin Pearl, deklaroi: “Kur një garzë lëshohet në një lum, liqen, ose fermë të peshqve, do të fillojë të gllabërojë gjithçka, gjë e cila mund të jetë një kërcënim i madh për ekosistemet vendase”.

Liqeni Yunchan, një hapësirë prej 30 hektarëve e mbushur me ujë artificial dhe bimë ujore, u kullua pasi që qeveria kaloi 2 javë duke provuar që ta kapin “përbindëshin”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here