Lufta mitike

Ngushtica e Termopileve u mbajt për 3 ditë nga vetëm 300 spartanë kundër një ushtrie të madhe persiane. 299 prej tyre u zhdukën.

E vërteta

Edhe pse ishin 300 spartanë prezentë në mbrojtje të Termopileve, ishin të paktën 4000 aleatë të përfshirë në dy ditët e para të luftës dhe 1500 trupa të tjerë të përfshirë në qëndresën e fundit. Përsëri një numër shumë i vogël në krahasim me forcat përballë tyre.

Sfondi historik

Pasi ngriti një ushtri tepër të madhe ndoshta të përbërë nga 100 mijë luftëtarë Mbreti Persisë, Kserksi, pushtoi Greqinë në vitin 480 para erës sonë, në përpjekje për t’ia shtuar këtë shtet perandorisë së tij që në atë kohë shtrihej në tre kontinente. Grekët iu përgjigjën me aleancën e tyre, duke u treguar persëve për fortifikimin e ngushticës së Termopileve, që ishte vetëm 40 milje larg. Këtu forcat e vogla greke mund të bllokonin ushtrinë dhe flotën e persianëve dhe në njëjtën kohë shpresonin të mbronin dhe vetë Greqinë.

Spartanët, një popull brutal me kulturën më ushtarake në histori (një spartan mund të arrinte burrërinë vetëm nëse vriste një skllav), pranuan të mbronin Termopilet. Megjithatë kjo marrëveshje u arrit në gjysmën e parë të vitit 480. Muajt kalonin dhe persianët vazhdonin avancimin e tyre, por pa nxitim. Gjatë kësaj kohe Kserksi kishte arritur malin Olimp në muajin gusht.

Kjo ishte një periudhë e keqe për spartanët. Ata kishin për detyrë të mbanin Olimpiadën dhe festivalin e Karneas. Sikur ata të mos zhvillonin njërin nga këto dy evenimente ishte njësoj sikur të kishin ofenduar Zotat, diçka për të cilën spartanët kujdeseshin shumë. Një kompromis ishte i nevojshëm për të rënë dakord për dërgimin e ushtrisë në luftë ose të vazhdonin traditën e Zotave. Por në fund, Leonidha së bashku me 300 luftëtarët e tij më të mirë u nisën.

Por 300 spartanët nuk do ishin të vetmit që do mbronin Ngushticën e Termopileve. Në mungesë të numrit të shumtë të ushtrisë së tyre, trupa nga shtetet e tjera do i bashkoheshin spartanëve. 700 trupa erdhën nga Tespia, 400 nga Teba. Ishin afro 4300 burra që zunë kalimin e Termopileve.

Lufta e Termopileve

Pasi oferta e persianëve për kalim të lirë u refuzua nga mbrojtësit grekë, ushtria perse sulmoi në ditën e pestë. Për 48 orë, mbrojtësit e Termopileve qëndruan në luftë, madje dhe mposhtën jo vetëm forcat ushtarake të dobëta, por edhe elitën ushtarake perse. Fatkeqësisht për grekët, Termopilet kishin një rrugë sekrete kalimi nga e cila mund të anashkaloheshin forcat mbrojtëse. Në ditën e gjashtë (dita e dytë e luftimit), persët ndoqën këtë rrugë dhe u përgatitën për ti zënë grekët në befasi.

Mbreti Leonidha, kreu i padiskutueshëm i mbrojtësve grekë, u vu në dijeni për këtë ngjarje nga një informator. Padashur të sakrifikojë të gjithë ushtrinë e tij, por i vendosur për të mbajtur premtimin spartan në mbrojtje të Termopileve, ai urdhëroi trupat greke (jo trupat spartane) të tërhiqen. Shumë prej tyre, dëgjuan urdhrin e komandantit, kurse trupat e Tebës dhe Tespias vendosën të qëndronin. Kur lufta filloi të nesërmen, kishin mbetur vetëm 1500 ushtarë grekë, përfshi 298 spartanët (2 prej spartanëve ishin dërguar në mision). Ata u kapën nga ushtria kryesore perse dhe nga 10 mijë ushtarë nga pjesa e pasme e tyre. Të gjithë u përfshinë në luftë dhe u vranë. Vetëm tebanët mbetën gjallë, pasi u dorëzuan vetë.

Padyshim që kjo histori përmban edhe mite të tjerë. Historianët thonë se grekët kanë dërguar një forcë ushtarake prej 8 mijë vetash. Ndërsa Spartanët dërguan vetëm 300 prej tyre, jo për shkak të evenimenteve të Olimpiadës dhe Karnesë, por sepse ata nuk dëshironin të shkonin aq larg në veri, por duket paksa e çuditshme që dërguan një mbret bashkë me 300 luftëtarët e tyre.

Fitorja morale

Lavdia e betejës së Termopileve, pavarësisht humbjes, kishte një rezultat moral shumë të rëndësishëm mbi rezultatin e sulmit përfundimtar, pasi arriti të përhapte tmerrin në ushtrinë perse dhe njëkohësisht si një përpjekje mbrojtëse arriti të fitonte kohë të çmuar në mënyrë që lufta të fitohej, në luftën e flotave detare në Salaminë.

Por nuk mund të shikojmë Leonidhën si një personalitet të veçuar, por të lidhur me jetën dhe edukimin spartan. Atëherë, çfarë është ajo që bëri Leonidhën dhe spartanët kaq të veçantë si luftëtarë? Historianët na thonë se duhet të shikojmë në thellësi të historisë, dhe sidomos edukimin dhe stërvitjen që merrnin spartanët që nga mosha 7 vjeçare e deri në burrërimin e tyre. Shprehja më karakteristike për të shprehur qëndrimin e Spartanëve kundrejt luftës, ishte shprehja që Nëna Spartane i thoshte djalit të saj kur po ikte për luftë, I tan i epi tas ose kthehu me mburojën ose mbi të. Nëna përshëndeste të birin e saj duke i kujtuar se detyra e tij ishte të luftonte me guxim për atdheun e tij, duke nderuar armët dhe nëse ishte e nevojshme dhe të vdiste për të. Kjo fjali e famshme fsheh mentalitetin e një populli që mbeti në histori si një shembull i një jete të thjeshtë, të plotë dhe të ndershme, dhe të mbushur me dinjitet dhe vetësakrificë. Këto janë idealet që himnon Leonidha me këtë veprim vetërefuzimi. Dhe Leonidha, si mbreti i denjë i një populli të tillë, dha i pari shembullin.

Për Leonidhën, ashtu si edhe për të gjithë spartanët, virtyti më i madh, ishte gatishmëria e sakrifikimit në detyrën e mbrojtjes dhe shpëtimit të atdheut të tyre. Qëndrimi i tij përpara betejës dhe vdekjes ishte analog me edukimin dhe mentalitetin e popullit të tij.

Përgatitja e spartanëve

Në 40 vitet që zgjaste shërbimi, spartani nuk ishte i detyruar të punonte, por të përgatitej përditë për luftë. Që kur mbushnin shtatë vjeç, integroheshin në grupe, ku dhe merrnin edukimin përkatës të Agogjisë. Kur mbushnin moshën 20 vjeç atëherë fillonin ecurinë e tyre në ushtri.

Deri në moshën 30 vjeçare jetonin në ndërtesa që quheshin Andreia ose Burrërorët dhe vetëm pas të tridhjetave mund të flinin në shtëpitë e tyre, dhe kjo vetëm natën. Në jetën e përditshme mbreti nuk shijonte nderime apo kujdesje të veçanta por vetëm respektin dhe vlerësimin e bashkëluftëtarëve të tij. Madje dhe në fushën e betejës jetonte pa lukse dhe ruajtje dhe përsa i përket momentit të luftës ishte gjithmonë i pari në rreshtin e luftëtarëve.

Një zakon tradicional përpara betejës ishte të pastronin derisa të shkëlqenin armët e tyre, të kujdeseshin për trupin dhe të krihnin flokët e tyre. Në këtë mënyrë tregonin se ishin të vendosur dhe gati për betejën, duke besuar se akoma dhe para vdekjes duhej të paraqiteshin të pastër dhe të bukur. Pak para përplasjes, bënin një sakrifice dhe nën shoqërinë e himneve fillonin betejën. Periudha mortore e të rënëve në betejë zgjaste 11 ditë, ndërsa ditën e 12 vinin fund mortit. Luftëtarët i varrosnin të mbuluar me mantelin e kuq dhe pa asnjë objekt të çmuar, duke treguar në këtë mënyrë se gjëja më e çmuar e tyre ishte pjesëmarrja e tyre në ushtrinë spartane.

Simbolika e Leonidhës

Leonidha u rrit brenda një sistemi ku individualizmi humbet përpara skuadrës dhe se pjesa është e nevojshme dhe e aftë vetëm kur ekziston për të ndihmuar skuadrën. Leonidha dha një përgjigje karakteristike kur u pyet se përse trimat preferojnë një vdekje të lavdishëm kundrejt një jete të palavdishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here