Rrëfim për Idriz Seferin …
Idriz Seferin e kanë pas zënë me pabesi e e kanë fut në burg në Gilan.
Kur shkon gruaja me vizitue i thotë:
– Oj Grua, kur të vishë herën tjetër me më pa, me na e pru një pite me 100 petë, a më more vesh?!
– Ani, njeri!
Shokët I thane:
– Pse bash me 100 petë, o Idriz?
– Me 100 piqet bash tamam në të tana anët e na del boll!
Kur erdhi radha e vizitës, erdhi pitja e Idrizi nga dritarja e vogë i tha gruas:
– Shko ti e pritëm, se piten e morra e nashta mas po na lëshojnë!
Kur ia ja filluan me hëngër piten me 100 petë. Dikujt i preki dora në diçka të fortë e kur e hoqi u pa se ajo ishte kobure.
Natën e thirrën rojën, kur ai erdhi, Idrizi ia drejtoi grykën dhe u tha shokëve:
– Hajdi shokë, po dalim se boll kemi ndejt!