Një bujk, u ngrit në mëngjes dhe kur vajti të marrë sëpatën e tij, nuk e gjeti në vendin e saj. Menjëherë, i shkoi mendja tek djali i fqinjit të tij. Filloi ta ruajë djalin e fqinjit kudo që shkonte. Ai u fokusua edhe në mënyrën e ecjes, gjestikulacionet dhe mimikën e fytyrës
Të gjitha i ngjanin atyre të një hajduti. Kur e dëgjonte të flasë, i dukej se po të dëgjon një hajdut. Gjithçka tregonte se ai ishte hajduti i sëpatës. E kush tjetër do e bënte një akt të tillë? Një ditë, bujku shkoi tek toka e tij, ku mbi degët e një peme, sytë i zunë sëpatën e humbur.
Atëherë iu kujtua se e kishte vënë vetë sëpatën mbi degë. U kthye në shtëpi dhe rrugës i doli para djali i fqinjit. Tashmë, asnjë nga gjestet, ecja dhe mimika e fytyrës, nuk i ngjanin atij të një hajduti.
Mësimi:
Në momente të caktuara, emocionet, dyshimet dhe hamendjet kontrollojnë çdo lëvizje tonën, duke u sjellë negativisht me njerëzit që na rrethojnë! Nuk ka njerëz me dhimbje dhe pa dhimbje, por ka njerëz që durojnë dhe që nuk durojnë.
Kur ishim të vegjël shtireshim sikur qanim teksa kishim rënë për të fjetur. Tani shtiremi sikur flemë, e, në të vërtetë, jemi duke qarë në heshtje. Sa e mirë fëmijëria! Kur lindim nuk njohim asgjë, kur rritemi njohim vetëveten, kur burrërohemi njohim gjithkënd, kur plakemi s’njohim as veten.
Ka njerëz që jetojnë pa asnjë qëllim. Ata nuk ecin vetë, por shkojnë andej nga i shtyn era. Kujdes! Hiqni maskat, mbajtja e tyre për një kohë të gjatë ka rrezik t’ju bëhet fytyrë! Dikush pyeti e dikush tjetër bukur u përgjigj: Cila është dita më e bukur? – Sot. Gjëja më e lehtë? – Të gabosh. Gabimi më i madh? – Të heqësh dorë. E, rrënja e çdo të keqeje? – Egoizmi.
Bukuria nuk zgjat përgjithmonë. Lëkura bëhet me rrudha, flokët bëhen të bardha dhe ditët transformohen në vite. Prandaj, mos kërko që të shoqërohesh gjithmonë me njerëz të bukur nga jashtë. Mbaj pranë vetes personat që kanë rëndësi për ty. Shoqërohu me ata që të bëjnë të ndihesh mirë.
Vjen një moment në jetë kur do t’i njohësh të gjithë: ata që të kanë dashur, ata që të urrejnë, ata që të kanë mashtruar, ata që të kanë zhgënjyer. Prandaj, mos u shqetëso për njerëzit e të kaluarës tënde, sepse ka një arsye pse ata nuk janë pjesë e së tashmes dhe së ardhmes tënde.