Në 17gushtin e vitit 1911 iu morr jeta me helmim atdhetarit heroik Petro Nini Luarasit. Sipas dokumenteve të kohës, thuhet se ishin agjentë në shërbim të dhespotit të Korçës, Joakimit, ata që arritën ta helmonin. Kërkuan ta shpallnin si të vdekur nga kolera dhe tentuan t’i djegin kufomën me gëlqere. Por hasën në kundërshtimin e fortë të dashamirësve të tij që ishin mbledhur për t’i bërë nderet e fundit. Ai vdiq si martir i gjuhës shqipe, duke mos e gëzuar shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë 15 muaj më vonë, atë pavarësi për të cilën luftoi aq shumë.
”Priftëria patriarkike bëri vegël të qëllim të saj fenë, të cilën e tund si këmborë friksonjëse kundër cilitdo shqiptari që dashuron shkronjat e tij, dhe që ta rrëmbejë më tepër në rrjetat e aforizmit e shkishërimit, duke i lënë vetëm një rrugëz shpëtimi: pendimin d.m.th. të mohuarit të gjuhës amtare shqipe dhe të kthyerit e tij në helenizëm. Ç’të keqe kemi bërë që na pengon neve nga udha që caktoi perëndia për tërë njerëzinë? Përse ndaloni shkrimin e këndimin e gjuhës sonë, kur tërë gjuhët e popujve janë pëlqyer prej perëndisë dhe të vlefshme për të përhapur me ato predikimin e ungjillit?”
do të shkruante Petro Nini Luarasi në librin e tij: ”Mallkimi i shkronjave shqipe dhe shpërfolja e shqiptarit”